DEBATE NË GJYQ PËR “VELIAJN”/ GJKKO rrëzon Ajola Xoxën. Shtyhet seanca. Dumani: Të ndahet nga çështja, po pengon procesin që prej shtatorit 2025

DEBATE NË GJYQ PËR “VELIAJN”/ GJKKO rrëzon Ajola

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kishte kërkuar shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit, duke argumentuar se ndodhet në leje pas lindjes me operacion cezarian dhe nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes.

Por GJKKO argumentoi se “raporti i lindjes nuk është paaftësi për pune”.

Ndërkohë seanca e radhës është shtyrë për në datën 21 korrik në orën 10:00.

Mbrojtja kërkoi që procesi të pezullohej deri në përfundimin e periudhës së lejes pas lindjes, ndërsa SPAK kishte lënë në vlerësimin e gjykatës mundësinë e ndarjes së çështjes ndaj Xoxës nga ajo e të pandehurve të tjerë.

Ndërsa për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e çështjes dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në një raport mjekësor që ka paraqitur, pas lindjes së fëmijës.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vijimin e procesit.

DEBATET NË SALLËN E GJYQIT

DEBATE NË GJYQ PËR “VELIAJN”/ GJKKO rrëzon Ajola

Altin Dumani: Kodi i Procedurës nuk njeh ndonjë rast për këto rrethana. Jemi para situatës që e pandehura shpreh dëshirln që të jetë vetë në seancë. Është fakt që ky shqyrtim ka nisur që në shtator dhe e pandehura nuk është paraqitur në seancë edhe pse ka marrë dijeni gjithmonë.

Vlerësoj se gjykata duhet të ndajë çështjen me të pandehur Ajola Xoxa që të vazhdojmë shqyrtimin për të pandehurit e tjerë.

Avokati i Ajola Xoxës: Përparësi në këtë moment ka e drejta për t'u mbrojtur dhe e pandehura dyshohet se ka kryer veprime me bashkëshortin e saj dhe për këtë arsye mendojmë se çështja nuk mund të ndahet.

Nisur nga këto pretendime të palëve, Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi për të marrë një vendim për vijimim e seancës.

Gjykata vendosi të rrëzoj kërkesën e Xoxës për pezullimin e procesit dhe caktoi datën 21 korrik për seancën e radhës.

Gjykata u shpreh se kërkesa e Xoxës ishte vetëm një raport për leje lindje por jo për pa aftësi. 

KËRKESA E XOXËS:

EMISIONET