Redi Muçi i përvishet Ardit Bidos: Të shkoi jeta qafë më qafë, por ke gjetur momentin e gabuar

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha në Kuvend se projektligjet për procesin e integrimit nuk po trajtohen në komisione. Me ca doza ironie, ai shtoi se e vërteta e ‘ngecjes’ së ‘trenit’, është humbja e besueshmërisë së Ramës te ndërkombëtarët.

“Ka 2 javë që në komisionet ku unë bëj pjesë janë anuluar mbledhjet dhe nuk ka asnjë nga ato projektligjet e trenit që nxitonte shumë dhe ne s’kishim kohë t’i lexonim dhe kryeministri i firmoste tëk e tëk.

Na thoni që ta shtyjmë, t’i japim një dorë të ecë përpara ose pranojeni që Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët. Pranojeni se ky sharlatan që kemi për kryeministër, na bën që na bën neve me turp, por tani po bën me turp edhe ata europianë që dikur e puthnin në faqe.

Në çfarë epoke jetoni ju sepse qarkullojnë mesazhe ku u kërkoni patronazhistëve të marrin me vete me listë edhe 15 shokë të tjerë. jeni bërë si byroja politike në kohën e Ramiz Alisë. Tani që dhëndri i Donaldit u tërhoq nga investimi i Zvërnecit, çfarë justifikimi keni për ato 4.5 miliardë dollarët e supozuar?”, tha Muçi.

PËR MË SHUMË NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE

EMISIONET