Ramaj: Raportet e KQZ-së dhe auditimet tregojnë që shumë aktivitete nuk mbulohen me fatura nga partitë politike
Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’ në Ora News u shpreh se fushatat politike kanë element që kushtojnë.
Ramaj: Besoj se perceptimi është real pasi kemi parë që jo vetëm dukja siç u tha është pompoze dhe fushata ka elementë të cilët kushtojnë.
Por edhe fakti kur ti sheh në terren se si organizohet një parti politike ose si shkon ajo tek qytetari kuptohet që ka kosto.
U përmend Diaspora, prsh këtë vit nëse në Shqipëri ishte pak fushatë më modeste në Diasporë ishte pompoze.
Jo vetëm nga partia në pushtet, kam parë edhe nga parti të vogla që kishin aktivitet goxha masiv.
Këngëtarët u përmendën por ka edhe elementë të tjerë.
Nëse në fushata tjera përmendeshin karburanti, përmendeshin disa elementë që duken qesharakë por kanë një kosto të madhe.
Shumë nga raportet e KQZ dhe nga auditimet që janë bërë tregojnë qartë që shumë nga aktivitetet nuk mbulohen me deklarime apo fatura nga partitë politike.

