Lika: Sot shpenzojnë shumë edhe kandidatët, jo vetëm partitë politike
E ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", audituesja Meri Lika u shpreh se krahas partive politike, tashmë edhe vetë kandidatët shpenzojnë më shumë gjatë fushatave, ndryshe nga më parë kur shpenzimet mbuloheshin kryesisht nga partia.
"Unë jam një nga auditueset që audojmë partitë politike. Harxhojnë partitë, sidomos partitë e mëdhaja konsumojnë shumë para, tani më pak se më përpara në kuptimin e asaj çfarë duket.
Nuk janë më ato mitingjet madhështore që bëheshin më përpara, që merreshin dhe këngëtarërt se tani janë ambjente më të mbledhura jo si më përpara dhe banderola e flamuj siç kanë qenë dikur.
Tani këngëtarët shpërblehen në mënyra të tjera, jo më me lek në koncert por me konçesione më mbrapa por shpenzojnë.
Tani shpenzojnë dhe kandidatët të cilët më përpara kanë shpenzuar më pak. Në fakt, më përpara ka qenë partia ajo që udhëhiqte me shpenzime.
Në dukje shpenzojnë më pak partitë politike. Nuk i kanë ato shpenzime që sa e shikoje më parë ato mitingjet e kuptoje që ishte shumë i shtrenjtë. Që kur vendosnin skelat për skenën ku do zhvillohej mitingu e kuptoje që ishte e shtrenjtë. Duket një gjë e shtrenjtë dhe jo e shtrenjtë.
Tani janë më pak të kuruar mitingjet dhe takimet por kjo nuk do të thotë që nuk shpenzojnë", u shpreh Lika.

