Rama ndan PAMJE nga Pallati i Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 08:31

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Pallati i Kulturës në Lushnje, që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Pallati i Kulturës tanimë është i rilindur me kushte dinjitoze.
“Mirëmëngjes dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

