DETAJE nga ngjarja/ U v*a në Mirditë, v*ktima u q*llua me breshëri pl*mbash brenda automjetit, muaj më parë i vendosën tr*tol

DETAJE nga ngjarja/ U v*a në Mirditë, v*ktima u q*llua me

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.

Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu. 

Viktima është qëlluar me breshëri plumbash automatiku teksa po shkonte në punë, duke pësuar dëmtime të shumta që i kanë shkaktuar vdekjen. Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima është gjetur nga një punëtor, i cili po ashtu po shkonte në punë dhe ka njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Një nga pistat që po hetohet është lidhja që mund të ketë patur me ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur vitet e fundit në Mirditë

Njoftimi:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

EMISIONET