Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Sapo kishte zbritur nga autobusi, shtetësi kosovar pëpl*set për vd*kje nga automjeti (DETAJE)

Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Sapo kishte zbritur nga autobusi,

 Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një automjet.

Shtetasi që ka mbetur i plagosur, Kujtim Aliu humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.   

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET