Vance: Marrëveshja SHBA-Iran mund të transformojë Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme

Vance: Marrëveshja SHBA-Iran mund të transformojë Lindjen e Mesme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, deklaroi se marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Iranit, ka potencialin të “transformojë rrënjësisht Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme”.

Në një intervistë për “Fox News”, Vance tha se rajoni ka qenë një vatër e vazhdueshme krizash për dekada, ndërsa vlerësoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur të “eliminojë kërcënimin e Iranit”.

Sipas tij, marrëveshja hap rrugën për një epokë të re prosperiteti dhe zhvillimi, në Lindjen e Mesme, duke krijuar gjithashtu mundësi ekonomike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vance pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila do të zhvillohet të premten në Gjenevë.

Mediet amerikane kanë raportuar se edhe Trump mund të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

SHBA-ja dhe Irani njoftuan më herët, se kanë arritur një marrëveshje kornizë për paqen, e cila do të formalizohet në Zvicër.

Trump deklaroi se pas nënshkrimit të saj “nafta do të transportohet sërish”, ndërsa çmimet e karburantit, kanë shënuar rënie pas shpalljes së marrëveshjes.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit konfirmoi në televizionin shtetëror se marrëveshja është finalizuar, ndërsa drejtuesit më të lartë ushtarakë iranianë e kanë paraqitur atë si një fitore për Iranin.

Njoftimi i parë për arritjen e marrëveshjes erdhi nga kryeministri i Pakistan, i cili tha se ajo do t’i japë fund operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. 

EMISIONET