Qori: Rezultati ynë në 14 maj do të jenë shumë më i mirë se çdo sondazh i dritanishëm
Në sondazhet parazgjedhore të zhvilluara, kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori rezulton me një përqindje minimale votash.
I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se kjo nuk e dekurajon aspak duke shtuar se marzhi i gabimit për parti të reja është i madh.
"Sikur për ne të votojnë aq vetë sa na premtojnë në rrugë do kemi rezultat të jashtëzakonshëm. Por unë jam me këmbë në tokë. E di që midis një fjale të mirë dhe një vote nuk shkon gjithmonë bashkë. Por e di që sondazhet për parti si e jona janë goxha të gabueshme. Ka një numër të madh që thonë se jemi të pavendosur, unë nuk mendoj se janë por në Shqipëri është frikë të thuash do votoj për Arlind Qorin apo Lëvizjen Bashkë. E shohim në takimet tona. Rezultati ynë do të jenë shumë më i mirë se çdo sondazh i dritanishëm."