Arlind Qori për ndërtesat mbi 50-vjeçare: Restaurim jo shembje, ndërtimi s'mund të jetë sektori kryesor ekonomik

Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori i ftuar në "Ora e Betit" tha se është kundër projekvendimit të qeverisë i cili parashikon prishjen e banesave mbi 50-vjeçare në rast se paraqesin rrezik. 

Ai thotë se ka një qasje tjetër lidhur me këtë. Ai ndau dhe vizionin e tij për zhvillimin e kryeqytetit.

Arlind Qori për ndërtesat mbi 50-vjeçare: Restaurim jo shembje,

Qori: Në shtyllën e parë të programit plani urbanistik ka një zë të veçantë për këtë problem. Ne themi restaurim jo shembje dhe ndërtim kulle. Shteti duhet të marrë përsipër restaurimin e atyre godinave, nëse ato janë të pasigurta. Siç e bën gjithë bota, restauron godinën që është. Lidhur me ndërtimet, Tirana në qendrën e vet është e pajetueshme. Ne duam ta orientojmë sektorin e  ndërtimit përtej Unazës së Madhe, ne duam ta riorientojmë ekonominë e qytetit larg ndërtimit. Nuk mund të jetë ndërtimi sektori kryesor i ekonomisë së një qyteti, aty ku është ndodh që është e përzier ekonomika kriminale psh në Italinë e Jugut. Lidhur me apartamentet bosh, jemi të vetmit që kemi një taksa të veçantë në program. Kështu do të nxisnim futjen e tyre në treg, në daç në shitblerje, në daç në qira.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET