PD-ja nuk voton shkarkimin e Peleshit? Paloka: Ishte ngatërresë, u hodh diçka tjetër në votim
Deputeti demokrat Edi Paloka, në një interviste me Ora News tha se kishte një keqkuptim në raport me votimit për shkarkimit të Niko Peleshit nga demokratët sot në Kuvend.
Paloka: Unë nuk votova për shkarkimin e Peleshit me bindje, sepse kam qenë kundër qysh në fillim, në raport me mënyrën se si procedojmë në përgjithësi. Mua më sqaruan kolegët në atë moment sepse ka qenë një debat për të sqaruar se cila pikë do të hidhej në votim. Në ato moment duhej sqaruar se çfarë po hidhej në votim për të qenë të qartë. Nga grupi jonë nuk kanë qenë të qartë dhe ishin duke bërë debat. Është hedhur në votim dhe ka dalë ai votim që ka dalë. Mes tyre ishte edhe Berisha që nuk ka votuar për shkarkimin e Peleshit, gjë që nuk e beson njeri këtë!
Ne duhet të ndërmarrim, përderisa kemi vendosur që të jemi pjesë e Kuvendit do të vazhdojmë të bëjmë opozitë në atë sallë. Unë kam pasur mendim tjetër, sepse nuk kemi çfarë bëjmë në atë sallë ku do të vazhdojnë të na shkelen të drejtat tona në këto 12 vite. Përderisa grupi ka marrë vendim për të qenë në sallë dhe për të bërë opozitë, duhet të jemi aty.

