PADIA E PLOTË/ “Masakra” e Sinecit, Lefter Maliqi çon në SPAK Kreshnik Hajdarin, Ilir Beqajn, Shkëlqim Canin dhe prokurorin Kondili
Në cilësinë e përfaqësuesit të banorëve të Sinecit në bashkinë e Kuçovës, kandidati në zgjedhjet vendore të 14 majit, Lefter Maliqi ka depozituar këtë të hënë në Prokurinë e Posaçme një tjetër padi penale ndaj kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, ish-ministrave Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani, si dhe prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.
Në dalje nga ambientet e SPAK-ut, Maliqi theksoi se ndaj Kreshnik Hajdarit, Ilir Beqajt dhe Shkëlqim Canit rëndojnë akuzt për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa ndaj Edvin Kondili, tha Maliqi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe neni 320/a , Mos ekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës.
PADIA E PLOTË E DEPOZITUAR NË SPAK
Nr.20/2 Prot. Datë 20.01.2023
KALLZIM PENAL
KALLZUES:Shkelqim Senko, Manjola Llangozi, Elton Llangozi, Nazif Nezha, Nexhmije Nezha, Deje Shahipi, Sadik Shahipi, Barjam Nezha, Asije Nezha, Bashkim Hysa, Elvira Hysa, Sabire Subashi, Guxim Subashi, Genci Subashi, Ymer Shuaipi, Refije Shuaipi, Bexhet Subashi, Mefa Subashi, Ajet Subashi, Alkida Subashi, Riza Subashi, Ramadan Subashi Xhevaire Subashi Ervin Subashi, Burbuqe Subashi, Haxhire Subashi, Xhaferr Subashi, Xhevair Subashi, Bajame Subashi, Marsela Shuaipi, Besim Shuaipi, Fiori Xhelo Gani Subashi, Alma Subashi, Nertil Salaj, Miranda Salaj, Pupule Salaj, Faik Salaj, Ilmi Shuaipi, Blerta Shuaipi, lutura Shuaipi, Demir Shuaipi, Rrapo Shuaipi, Aferdita Shuaipi, Ike huaipi, Barjam Miraka, Hasan Llangos, Drita Llangozi, Mehmet Llangozi, Neshat Llangozi, Ismete Llangozi, Emiljano Llangozi, Syrja Llangozi, Hatije Llangozi Yzeir Llangozi, Hatixhe Llangozi, Hysenj Llangos, Hurma Llangos, Lorenc Llangos, Asqeri Shuaipi. Lefter Maliqi me detyrë ish Deputet.
TË KALLZUAR: Kreshnik Hajdari me detyrë kryetar i Bashkisë Kuçovë, me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal.
Ilir Beqja me detyrë ish ministër i shëndetësisë akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal dhe pastrim i produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Shkëlqim Cani akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal dhe pastrim i produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Edvin Kondili, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe neni 320/a , Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës.
Baza Ligjore: Neni 58, 281 e vijuesi K.Pr. Penal
Drejtuar:
I nderuar Kryetar:
1. Ne kallzuesit jemi banorë të Bashkia Kuçovë, ku po bëjmë rreth 4 vjet që sorollatemi nga drejtësia duke mos gjetur zgjidhje. Një ndër personat që nuk ka realizuar drejtësi është dhe i kallzuari Edvin Kondili me detyrë prokuror, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 e vijues i K.Penale dhe korrupsion pasiv i të zgjedhurve vendor.
2. Bashkinë Kuçovë nëpërmjet kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari ka nxjrrrë një leje ndërtimi dhe pikërisht Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec, e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002(për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre). Bashkia Kuçovë në lejen e ndërtimit të sajë me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 pretendon se do të ndërtoj mbi këtë kanion, ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.
3. Fakti i ndërtimit të këtij ujsiellsi pra nëpërmjet lejes me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 kalon limitet e një krimi pasi në Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj janë ndërtuar 6 ujsjellsa, dhe kjo zonë nuk ka nevoj për investime në ujë të pijshëm ashtu siç pretendon Bashkia Kuçovë dhe më pas të konkludoj në Leje ndërtimi. I jemi drejtuar me kallzim SPAK pasi paligjshmëria e e kryer nga ana e Organit publike dhe vetë kryetari i bashkisë i cili ka nxjerrë një akt individual administrative, në kundërshtim me 4 të ligj nr. 44/2015 kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë qëe ka të bëj me Parimi i ligjshmërisë 1. Organet publike ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca.
4. Bazuar nenin 4 të ligj nr. 44/2015 pika 2. Të drejtat apo interesat e ligjshëm të një pale nuk mund të cenohen nga veprimi administrativ, përveç se kur parashikohet nga ligji dhe duke respektuar një proces të rregullt ligjor.Ne sa më sipër pretendojmë se veprimi administrativ Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 Bashkia Kuçovë me nr Nipt K86504103D na ka cënuar inetersat sipas nenin 4 të ligj nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë pika 2. Dhe për këtë arsye i drejtohemi gjykatës me këtë padi për konstatimin e paligjshmërisë së më sipërme. Një e drejtë tjetër që na legjitimomn është dhe Neni 21 i ligjt nr. 44/2015kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë Parimi i kontrollit Veprimtaria administrative i nënshtrohet: a) kontrollit administrativ, në përputhje me dispozitat e këtij Kodi mbi mjetet ligjore administrative dhe legjislacionit në fuqi; b) kontrollit të gjykatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi; dhe/ose c) çdo kontrolli tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
5. Nga të gjitha provat shkresore, kostatohet se kjo pronë e mbrojtur me ligj dhe pikërisht si më poshtë: Kanioni i Lumit Sinec gjen mbrojtje të veçantë me,Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre) më pas është vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave.Kanionin e Lumit Sinec, gëzon mbrojtje sipas ligjit Nr. 81/2017 për zonat e mbrojtura njëkohësisht dhe në bazë të ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me, Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008.
6. Kryetari i bashkisë në lejen e nxjerrë prej tijë ka pretendon se ka vendosur mbështetje të neneve 27,29 dhe 39 të ligjit nr.107/2014 “Për planfikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, neneve 11, 14, 15, 16, 22 dhe 23 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit “ i ndryshuar.Këto baza ligjore kanë të bëjnë mbi proçedurën e nxjjerrjen e një akti dhe të drejtat që nëpërmjet neneve 27, 29 dhe 39 të ligjit nr.107/2014 “Për planfikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, neneve 11, 14, 15, 16, 22 dhe 23, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit “ i ndryshuar i jep kryetarit të Bashkisë Kuçovë, për ndërtime të ndryshme qoftë dhe ujsjellseve.
7. Ndërkohë kryetari i Bashkisë Kuçovë nuk ka të drejtë të japin leje ndërtimi mbi Kanionin e Lumit Sinec,pasi siç e theksova më sipër kjo është një zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre) dhe rrjedhimisht kaq mbrojtje të veçantë, mbrojtje e cila nukl është në kompetencë të kryertarit të bashkisë pasi ky monument natyre ka imunitet të veçant ligjor. Kanionin e Lumit Sinec shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002, në bazë të Ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me: Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008 dhe ky ligj ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore e biologjike të tyre; lehtësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit mjedisor; për informimin dhe edukimin e publikut dhe për përfitime ekonomike, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, nga popullsia vendore, nga sektori publik dhe privat.
8. Kanionin e Lumit Sinec ka mbrojtje të veçantë sipas nenit 2 të ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me: Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008.Kanionin e Lumit Sinec është në kategoritë e Kategoritë e zonave të mbrojtura sipas sipas pikës ç të nenit 4 të ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me: Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008 dhe është titulluar monuiment natyre. Por edhe pot ë bazohemi në ligjin ligj Nr. 81/2017 për zonat e mbrojtura në nenin 1 të këtij ligji ka si qëllim shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë, si dhe përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve publike dhe personave fizikë/juridikë privatë për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të tyre.
9. Si mund të konceptohet se Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec Bashkinë Kuçovë, dhënë nëpërmjet kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari të ruaj dhe të jetë në përputhje me nenin 1 të ligjit Nr. 81/2017 ku i cili specifikon se duhet të në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Bashkia Bashkinë Kuçovë nëpërmjet Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 ka vepruar në kundërshtim me nenin 1 pika b të ligjit Nr. 81/2017 që ka të bëj me sigurimin, ruajtjes, rehabilitimit dhe ripërtëritjes së ekosistemeve të habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore brenda zonave të mbrojtura mjedisore. Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
10. Një kryetar Bashkie nuk mund të cënojnë për intresa korruptiv Kanionin e Lumit Sinec dhe e ka ndalim ligjor të përcaktuar në ligjet e mësipërme që do të thotë se Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 .Por edhe me vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Minisstrave, për miratimin e listës së rishikuar, të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare ku është shfuqizuar Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre). Me vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave është shtuar lista e zonave të mbrojtura dhe është lënë në fuqi Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre). Përsa i përket Kanionin e Lumit Sinec shpallur Monument Natyre. Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
11. Zona e Kanionin e Lumit Sinec shpallur Monument Natyre, gëzon mbrojtje të veçantë sipas nenit 2 të ligjit Nr. 81/2017 pasi qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mbrojtje të veçantë të zonave të mbrojtura mjedisore dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to, nëpërmjet: a) shpalljes së zonave të mbrojtura mjedisore, me rëndësi të veçantë për vlerat e tyre natyrore, ekonomike apo sociale, si pjesë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të mjedisit;Bashkia Kuçovë nëpërmjet Lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 ka vepruar në kundërshtim me nenit 2 të ligjit Nr. 81/2017 pasi me këtë leje cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën e mbrojtur dhe monument natyre dhe pikërisht Kanionin e Lumit Sinec shpallur Monument Natyre. Edhe sipas ligjit Nr. 81/2017 neni 14 që ka të bëj me kategoritë e zonave të mbrojtura Kanionin e Lumit Sinec është klasifikuar “Monument natyror (kategoria III) sipas parashikimeve të nenit 14 pika c të ligjit Nr. 81/2017.Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
12. Por edhe pot ë bazohemi në Neni 9 të ligjit Nr. 81/2017 që ka të bëj me Objektivat dhe qëllimi i shpalljes së territoreve si zona të mbrojtura Territoret shpallen zona të mbrojtura mjedisore për të përmbushur objektivat e me qëllim parandalimin ose zbutjen e ndikimeve ekologjikisht të dëmshme në mjediset dhe elementet e rëndësishme të një “Rezerve strikte të mbrojtur” dhe “Monumentet e natyrës”, përreth shpallet edhe një zonë buferike. Dhe jo të dëmtohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë siç konkretisht po vepron bashkia Kuçovë.Por Prokurori Kondili ka favorizuar për interesa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
13. Bashkia Kuçovë ka dhënë Lejen Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 në kundërshtim flagrant Neni 17 të ligjit Nr. 81/2017 që ka të bëj me Monument natyror (Kategoria III) 2. Në një “Monument natyror” zbatohet shkalla e mbrojtjes, e njëjtë me “Rezervën strikte”. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike e arkeologjike, për të cilat është shpallur monument. 3. Monumentet natyrore rrethohen nga zona buferike me gjerësi deri në 200 metra nga perimetri i monumentit. Pra duket qartë se me Lejen Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 Bashkia Kuçovë nuk mund ta zhvilloj këtë projekt pa cënuar katrakteristikën e këtij monumenti kulture, Bashkia Kuçovë cënon në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Monument natyror (Kategoria III) dhe pikërisht kanionin e Lumit Sinec dhe për këtë fakt leja e mësipërme është e paligjshme. Lumi sinec nuk po manaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore të karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, dhe në shërbimin e ruajtjes së identitetit të tij, por po punohet për qëllime të posaçme jo me qëllim ruajtjen e monumentit të Natyrës fakt i kallzuar dhe në SPAK.Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
14. Bazuar në nenin Neni 38 të ligjit Nr. 81/2017 që ka të bëj me Agjencinë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 1. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni qendror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura, në varësi të ministrit, dhe ka për detyrë administrimin e kontrollin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisën dhe bashkia si person juridik ka dhënë me Lejen Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 në një pronë që ajo nuk figuron të jetë pronatre ose dhe nëse është fuqitë administruese të sajë janë hequr me ligjin Nr. 81/2017 dhe pikërisht nga neni 38 të këtij ligji. Për sa më sipër Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 lëshuar nga Bashkia Kuçovë është në kundërshtim flagrant me ligjit Nr. 81/2017, Me vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave ligjit NR. 8906, datë 6.6.2002, i azhurnuar me: Ligjin nr.9868, datë 04.02.2008 dhe për këtë arsye kërkojmë pavlefshmërërinë apsolute të Lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020, Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
15. Pra sa më sipër Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e kryetarit të inkriminuar Kreshnik Hajdari është e paligjshme Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
16. Ju bëjmë me dije ju si SPAK se që në fillim se palët kallzuese janë banore të vëndit ku ndodhet kanioni i lumit sinec. Duke marrë parasysh se, në mënyrë që të jetë e mundur që qytetarët të mbrojnë këtë të drejtë dhe të respektojnë këtë detyrë, ata duhet të informohen për mjedisin, të lejohen të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për mjedisin, të kenë të drejtë për t’iu drejtuar gjykatës dhe duke pranuar se në lidhje me sa më sipër, qytetarëve mund t’u nevojitet ndihmë për të ushtruar të drejtat e tyre, Duke pranuar që, në fushën e mjedisit, përmirësimi i të drejtës për informacion dhe pjesëmarrjes publike në vendim marrje nxit rritjen e cilësisë dhe zbatimin e vendimeve, kontribuon në ndërgjegjësimin e publikut për problemet e mjedisit, i jep publikut mundësitë për të shprehur shqetësimet e tij dhe i detyron autoritetet publike për t’i marrë ato në konsideratë,Duke synuar thellimin e përgjegjësisë dhe transparencës në procesin e vendim marrjes dhe fuqizimin e mbështetjes publike për vendimet për mjedisin,Duke pranuar dëshirën për transparencë në të gjitha sektorët e qeverisë duke ftuar edhe organet ligjvënëse, në zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në procedurat e tyre, Duke pranuar gjithashtu që publiku ka nevojë të jetë i ndërgjegjshëm për procedurat e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve për mjedisin, të ushtrojë lirisht të drejtën e pjesëmarrjes dhe të dijë si t’i përdorë ato.
17. Duke pranuar më tej rolet e rëndësishme që mund të luajnë përkatësisht qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sektori privat për mbrojtjen e mjedisit, Duke dëshiruar që të promovohet edukimi mjedisor për të thelluar kuptimin e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për të inkurajuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, pjesëmarrjen e tij në vendimet që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, Duke parë në këtë kontekst, rëndësinë e përdorimit të medias, formave elektronike ose formave të tjera të komunikimit, si edhe formave të ardhshme të komunikimit, Duke pranuar rëndësinë e integrimit të plotë të konsideratave mjedisore në vendim marrjen e qeverisë dhe nevojën që kanë për pasojë autoritetet publike, për të poseduar informacion të saktë, të gjithanshëm dhe bashkëkohor për mjedisin, Duke pranuar që autoritetet publike e posedojnë informacionin mjedisor në interes të publikut, Duke dashur që institucionet e edukimit të inkurajojnë kuptimin e mëtejshëm të mjedisit dhe zhvillimit, veçanërisht nga fëmijët, për shembull duke siguruar programe të veçanta dhe trainime për tema të tilla dhe duke inkurajuar ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen në vendime që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin, Të shqetësuar që mekanizmat juridikë efektive të jenë të hapur për publikun, duke përfshirë edhe organizatat, në mënyrë që interesat e tyre legjitime të mbrohen dhe ligji të zbatohet, Duke parë rëndësinë e dhënies së informacionit të duhur mbi produktet për konsumatorët, me qëllim që ata të aftësohen për të kryer zgjedhje të informuara mjedisore, Duke pranuar shqetësimin e publikut për çlirimin e qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht në mjedis dhe nevojën për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrje më të madhe të publikut në vendim marrjen në këtë fushë, Të bindur që zbatimi i kësaj Konvente do të kontribojë në forcimin e demokracisë në rajonin e Komisionit Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara për Europën (UN/ECE), Të vetëdijshëm për rolin e luajtur në këtë kuadër, nga ECE dhe duke sjellë në mend, midis të tjerash, Udhëzimet e Komisionit Ekonomik për Evropën, për të Drejtën për Informacion Mjedisor dhe Pjesëmarrjen Publike në marrjen e Vendimeve Mjedisore, miratuar nga Deklarata e Ministrave, e adoptuar në Konferencën e Tretë Ministeriale "Mjedisi për Europën", në Sofje, Bullgari, më 25 Tetor 1995, Duke patur parasysh klauzolat përkatëse të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, në një Kontekst Ndërkufitar, të nënshkruar në Espoo, Finlandë në 25 shkurt 1991, dhe të Konventës për Efektet Ndërkufitare të Aksidenteve Industriale dhe asaj për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqenet Ndërkombëtare të nënshkruara së bashku në Helsinki, më 17 mars 1992, si edhe konventa të tjera rajonale, Të vetëdijshëm që miratimi i kësaj Konvente do të ketë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të procesit "Mjedisi për Europën" dhe në rezultatet e Konferencës së Katërt të Ministrave në Århus, Danimarkë, në Qershor 1998.
18. Duke patur parasysh parimin 1 të Deklaratës së Stokholmit mbi Mjedisin Human Njerëzor, Duke patur parasysh parimin 10 të Deklaratës së Rio-s mbi Mjedisin dhe Zhvillimin Duke patur parasysh më tej Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme 37/7 të 28 Tetor 1982 në lidhje me Kartën Botërore për Natyrën dhe 45/94 të 14 Dhjetor 1990, mbi nevojën e sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm për mirëqënien e individëve, Duke patur parasysh Kartën Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, të miratuar në Konferencën e Parë Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Frankfurt, Gjermani, më 8 dhjetor 1989, të gjitha këto deklarata e vendosin vendimmarrës komunitetin në çështje që lidhen me mejdisin. Fakt ky që nuk ka ndodhur kurrë dhe kryetari i bashkisë Kuçovë ka marrë vëndim jo konform ligjit dhe konventave por ka marrë vëndime në shkelje të hapur të tyre. Kryetari i Bashkisë Kuçovë ka marrë vëndime jo si zyrtar por ka marrë vëndime në shkelje të tyre si të ishte në sarajet e veta. Por Prokurori Kondili ka favorizuar për interesa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
19. Në konventën për të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendim marrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin është e përcaktuar qartë në nenin Neni 1 të saj se, Objektivi Me qëllim që të kontribuojmë në mbrojtjen e të drejtës së çdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, çdo Palë do të garantojë të drejtën e publikut, për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore dhe për t’iu drejtuar gjykatës, në lidhje me çështje të mjedisit, në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente.Por Prokurori Kondili ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
20. Në nenin 3 të “konventës për të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendim marrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin” është e përcaktuar qartë se publiku mund ti drejtohet gjykatës me padi në lidhje me këtë çështje 4."Publiku" nënkupton një ose shumë persona fizikë ose juridikë, në përputhje me legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat dhe grupimet e tyre; 5. "Publiku i interesuar" nënkupton publikun e ndikuar ose që mund të ndikohet, apo që është i interesuar për vendim marrjen mjedisore; për qëllimet e këtij përkufizimi, shoqatat joqeveritare që promovojnë më tej mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e vëna në ligjet kombëtare, do të konsiderohen të interesuara.Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të kësaj disopozite ligjore, Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
21. Në nenin 6 të kësaj konvente është e përcaktuar se publiku duhet të jetë pjesë e kësaj vendimmarrje (iii) Kohën dhe vendin e çdo mbledhje publike, të parashikuar, por bashkia nuk ke ka bërë këtë gjë në rastin aktual kjo bazuar sin ë provat e ndodhura në dosje ashtu edhe e pranuar nga vet përfaqsuesi i palës së paditur bashkia Kuçovë, në seancën e datës data 01.07.2021 në minutën 36:16 Gjyqtar Bevis Shehaj- ka pyetur palën padistëse duke I bërë me dije se Është një ligj i posaçëm , keni bërë dëgjesë publike? Në minutën 36:36- Përfaqësuesi i Bashkisë Kuçovë është përgjigjur - Jo nuk kemi bërë . Pohimet para gjykatës dihet se janë provë sipas nenit 214 të K.Pr .Civil, por fakti i pohimit gjyqësor i palës së paditur vërteton edhe njëher se kemi të bëjmë me përjashtimin nga vendimmarja e publikut sipas parashikimeve të “konventës për të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendim marrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin”. Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të kësaj disopozite ligjore, Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
22. Në ligjn nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore është përcaktuar në nenin 16 të saj është përcaktuar Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore 1. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. 2. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik. Vërtetohet se në seancën e datës data 01.07.2021 në minutën 36:16 Gjyqtar Bevis Shehaj- ka pyetur palën padistëse duke I bërë me dije se Është një ligj i posaçëm , keni bërë dëgjesë publike? Në minutën 36:36- Përfaqësuesi i Bashkisë Kuçovë është përgjigjur - Jo nuk kemi bërë . Pohimet para gjykatës dihet se janë provë sipas nenit 214 të K.Pr .Civil, por fakti i pohimit gjyqësor i palës së paditur vërteton edhe njëher se kemi të bëjmë me përjashtimin nga vendimmarja.Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të kësaj disopozite ligjore, Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
23. Vërtetohet plotësisht se Kanioni i Lumit Sinec, është shpallur zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre) ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre. Vërtetohet plotësisht se në kanionin e lumit sinec është miratuar leja e ndërtimit dhe pikërisht Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec,e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre. E vërtetuar kjo si me prova shkresore ashtu edhe nëpërmjet akteve të ekspertimit të kryer nga Prokurori Kondili . vërtetohet plotësisht se Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të kësaj të vendimeve të kshillit të ministrave , Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë KuçovëKreshnik Hajdari.
24. Vërtetohet plotësisht se në kuadër të lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 vërtetohet plotësisht se do të ndërtohet në burimin e lumit sinec “Zonë e Mbrojtur dhe shpallurMonument Natyre” me Raport Vlersimin e ndikimit në mjedis, i muajit Tetor 2020. Në këtë Raport në faqen 15 të saj është përcaktiuar sesipas inspektimeve te bera ne vend nga grupi projektimit, zona e burimit te Sinecit eshte pika e zgjedhur si burim per marrjen se ujit. Burimi i Sinecit ndodhet rreth 30 m brenda hyrjes se kanionit, djathtas rrjedhjes, ne shtrat, qe shpesh perzihet me ujin e perroit. Kjo është një provë qëKreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje tëligjit,Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
25. Vërtetohet plotësisht se në kuadër të lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 vërtetohet plotësisht se do të ndërtohet në burimin e lumit sinec “Zonë e Mbrojtur dhe shpallurMonument Natyre” me Relacionin Teknik ku në faqen 4 të këtij relacioni është përcaktuar se vëndi i fillimit pra “Zona e kaptazhit” ndodhet në burimin e kanionit sinec, ky burim ndodhet 30 m ne brendesi te kanionit, ne anen e djathte te njedhes se lumit, ne nje shtrat ku shpesh bashkohet uji i burimit dhe ate te rrymes. Burimi ka forme ulluku qe mbledh ujrat qe dalin nga te carat e gureve gelqerore. Pllakat e ketyre gureve kane madhesi te ndryshme. Kanioni formon nje lugine te ngushte rreth 3-5m me shpate prej 60 deri 70m lartesi. Edhe me Relacionin Teknik në faqen 4 provohet se Leja Infrastrukturore do të zhvillohet në burimin e lumit sinec “Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre”.Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit,Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
26. Vërtetohet plotësisht se në kuadër të miratimit të lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 është bërë dhe oponenca Teknike e cila është dërguar me shkresën 2601 /2 datë 04.11.2020, e hartuar nga Instituti i Ndërtimit. Në këtë oponencë në faqen 7 të saj është përcaktuar se’ Para se të trajtohet dhe të ndërtohet vepra e marrjes së ujit (kaptazhi) e vendburimit të ujit, duhet të kryhen punime për të hapur dejet e burimit... në terrenet shumë të forte dhe shkëmbor. përdorimi 1 tyre duhet të jetë I kufizuar, ..., me qëllim që të mos rrezikohen daljet e burimeve dhe mundësia e ndryshimit të të drejtimit të daljeve të tyre". Edhe në faqen 7 të oponencës teknike provohet se Leja Infrastrukturore do të zhvillohet në burimin e lumit sinec “Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre”.Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit,Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
27. Vërtetohet plotësisht se në kuadër të miratimit të lejes Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 është bërë dhe Raporti Teknik i muajit Qershor i vitit 2020 ku në faqen 23 të tij në të dhënat e rrjetit është përcaktuar se projekti fillon në Burimin e ujit Sinec “Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre”, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002.Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit,Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
28. Lejea Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e miratuar nga bashkia Kuçovë bije ndesh edhe me Vendimin për VNM Paraprake, e cila ka përcaktuar se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura: Bazuar ne harten e derguar ne format DËG projekti do te zhvillohet jashte monumentit te natyres Kanioni i Sinecit, 19 meter. Kaplazhi duhet te jete ne piken me koordinatat X 417516.482 Y 4521531.631 (utm). Keto koordinata dhe kjo harte e derguar me ndryshime duhet te pasqyrohet dhe ne Raportin paraprak te VNM qe sjell subjekti. Nisur nga fakti qe ky investim eshte i nevojshem per komunitetin e zones AKZM shpreh dakortesine por pa cenuar ne asnje rast monumentin. Por siç u konstatua më sipër vërtetohet sevepra e marë nuk do të jetë 19 metra larg zonës së mbrojtur por në burimin e ujit Sinec “Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre”, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002. kjo provohet dhe nga fakti se Bashkia Kuçovë nuk ka asnjë document vendim apo urdhër që të miratonte projektin 19 metra larg zonës së mbrojtur.Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit,Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
29. Në Vendimin për VNM Paraprake është e përcaktuar qartë në faqen 3, se bazuar në mendimin e AKZM, ky projekt në asnjë mënyrë nuk duhet të cënojë Monumentin e Natyrës "Kanioni i Sinecit dhe se Në bazë të Ligjit Nr. 81/2017, "Për Zonat e Mbrojtura", Neni 17 Monument natyror (Kategoria III), nga zbatuesit e projektit të merren masa që mos të dëmtohen formacioni i veçantë gjeologjik dhe gjeomorfologjik. Por sërish Bashkia Kuçovë nuk ka bërë asnjë ndryshim duke cënuar haptaz si VNM dhe ligjin. Ky investim i ri do të thotë që cënohet ajo zonë e mbrojtur sepse do të punohet në të.
30. Vërtetohet plotësisht se nëpërmjet proces-verbalit të konstatim të ADZM- Elbasan më dt.26.07.2021 me nr 121 Prot, janë konstatuar në zonen e mbrojtur, Monumenti Natyrës Kanioni i Sinecit, brënda zonës buferike janë konstatuar shkeljet e mëposhtme.Mur mbajtës, mur betoni mbajtës në zonën buferike janë bërë gërmime dhe është ndërtuar një ndërtesë me përmasa, (3.47m x 3.47m), pra konstatohet se Bashkia Kuçovë ka cënuar kanionin e lumit Sinec “Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre”, me Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002. dhe njëkohësisht punimet nuk janë kryer sipas për VNM Paraprake datë 28.01.2021. Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit. Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për interesa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
31. Për shkeljet e konstatuara ADZM- Elbasan datë 26.07.2021 është ngritur grup pune nga IKMT-Elbasan mbajt proces-verbal të konstatimit kundërvajtjes me nr16 me dt.05.08.2021 dhe është konstatuar se, janë kryer punime në Zonën e Mbrojtur, në vendin e quajtur, Sinec Lumas Berat. - Mur mbajtes 16 m l x 0, x 5m x 0,3 m = 3.6 m³ notronico e djathte përrui Mur Betoni 12 ml x ! ! m x 0,3 = 3.96 m³ - No Zonên buferike jênê bêre germine 17, 21 m³ dhe eshte ndertuor nje cortese demesjène 3, 47mx 3.4m. Kjo është një provë që Kreshnik Hajdari ka vepruar në shkelje të ligjit.Prokurori Kondili nuk e ka hetuar dhe ka favorizuar për intteresa kriminale kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
32. Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e lëshuar nga Bashkia Kuçovë do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec Bashkinë Kuçovë, është në shkelje të hapur të me nenin 1 të ligjit Nr. 81/2017 ku i cili specifikon se duhet të gjithë pa përjashtim Bashkia Publiku dhe palët kanë detyrimin që të sigurojnë, ruajtjen, rehabilitimin dhe ripërtëritjes së ekosistemeve të habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore brenda zonave të mbrojtura mjedisore dhe jo ti cënojnë ato ashtu siç po vepron bashkia Kuçovë, duke cënuar hapur zonën e mbrojtur me vendimmarje të paligjshme.
33. Bashkia nuk mund të cënoj Kanionin e Lumit Sinec dhe e ka ndalim ligjor të përcaktuar në ligjet e mësipërme që do të thotë se leja Infrastrukturës me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 është në kundrëhstim me ligjin Nr. 81/2017 dhe me vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, për miratimin e listës së rishikuar, të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare ku është shfuqizuar Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre). Me vendimin nr. 303, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave është shtuar lista e zonave të mbrojtura dhe është lënë në fuqi Vendimin e Kshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre). Përsa i përket Kanionin e Lumit Sinec shpallur Monument Natyre.
34. Prokurori Kondili ka konstatuar faktin se, referuar aktit të ekspertimit Teknik të Gjykatës Administrative Vlorë dhe më konkretisht pjesës që i takon një ndërhyrje në zhvillim natyral të shpatit, ku në këtë shpat është realizuar një rrugë këmbësore me gjërësi rreth 60-80 cm, rrugë që ndjek gjithë gjurmën e tubacionit metalik dhe zhvillohet pjesërisht brenda poligonit monument natyre Kanioni i Sinecit dhe pjesërisht në zonën buferike poligonit zonë e mbrojtur dhe referuar aktit të ekspertimit Teknik të Prokurorisë së Posaçme ku është konstatuar nje gjurmë rruge këmbësoresh e shtruar në disa pjesë të saj me beton te derdhur, gjatësi rreth 35 metra, ku pjesa më e madhe e saj shtrihet brenda Poligonit (Zonës së mbrojtur), pjesa tjetër jashtë Monumentit Natyror në zonën buferike shtrim i cili nuk është parashikuar nuk është pjesë e këtij projekti, rezulton se kjo gjurmë rruge këmbësorësh e përmirësuar me beton të derdhur që shtrihet brenda poligonit dhe në zonën buferike duke mos qenë pjesë e projektit lejës të ndërtimit/infrastrukturore të ujësjellësit është ndërtim i paligjshëm në tokë shtetërore parashikuar si vepër penale nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Është detyrim i Prokurorisë kompete të përcaktojë ekzaktësisht në vazhdim të hetimeve, kohën e kryerjes së këtyre veprimeve kundraligjshme, si dhe autorësine e veprës penale.
35. Ervin Kondili me qëllim duke shpërdoruar detyrën konstatuar nje gjurmë rruge këmbësoresh e shtruar në disa pjesë të saj me beton te derdhur, gjatësi rreth 35 metra, ku pjesa më e madhe e saj shtrihet brenda Poligonit (Zonës së mbrojtur), pjesa tjetër jashtë Monumentit Natyror në zonën buferike shtrim i cili nuk është parashikuar nuk është pjesë e këtij projekti, rezulton se kjo gjurmë rruge këmbësorësh e përmirësuar me beton të derdhur që shtrihet brenda poligonit dhe në zonën buferike duke mos qenë pjesë e projektit lejës të ndërtimit/infrastrukturore të ujësjellësit është ndërtim i paligjshëm në tokë shtetërore parashikuar si vepër penale nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Pasi siç e shpjegova më sipër leja Infrastrukturës me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 cënon këtë zonë dhe është pjesë e projektit. Pra Ervin Kondili Gënjen kur në vendim shprehet sa më sipër.
36. Kondili e ka konstauar faktin e paligjshëm që ne kemi kallzuar por i ka lënë detyrë prokurorisë së Beratit që të Identifikoj autorët e të cilët kanë dëmtuar zonën e mbrojtur. Kodnili e ka pasur autorin para syve pasi vet leja leja Infrastrukturës me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e lëshuar nga Hajdari është prova që provon se autori i kryerjes së kësaj vepre penale është Kreshnik Hajdari. Si mund ti lëjnë detyra prokurorisë Berat Kondili për atorin kur autori është Kreshnik Hajdari që ka vepruar në shkelje të hapur me dispozitat e mësipërme.
37. Nga informacionet që ne kemi marrë në mënyrë jozyrtare kemi mësuar për faktin se Kondili në kuadër të këtij Proçedimi ka nxjerrë 5 urdhëra ndalimi dhe me ndikimin e një oligarku i ka zhdukur ato. Veprime këto që janë përsëritur edhe në proçedimit kundër sterilizimi. Në këtë proçedimështë favorizuarIlir Beqja me detyrë ish ministër i shëndetësisë Shkëlqim Cani me detyrë ish ministër i financave. Skandali më i madh që Kondili ka kryer është fakti se GJKKO ka nxjerrë masa për 8 të pandehur dhe Kondili i ka ekzekutuar ato mbas 2 muajsh. Kondili ka vepruar në shkelje të hapur me ligjin Nr. 79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE, ku në nenin 22 të këtij ligji është e shprehur shprehimisht se Neni 22 Ekzekutimi i menjëhershëm 1. Ekzekutohen me urdhër të gjykatës, menjëherë pas shpalljes: a) vendimi penal që përmban pafajësi, përjashtimin e të gjykuarit nga dënimi ose pushimin e gjykimit të çështjes, me disponimin për lirimin e personit të paraburgosur, sipas nenit 389 dhe pikës 2 të nenit 462 të Kodit të Procedurës Penale; b) vendimi penal për caktimin e dënimit alternativ të dënimit me burgim, ku përfshihet personi me masë sigurimi arrest, me disponimin e gjykatës për lirimin e menjëhershëm të tij; c) vendimi penal që përmban konfiskim pasurie, kur më parë është vendosur sekuestrimi; ç) vendimi për paligjshmërinë e arrestit në flagrancë/ndalimit, vendimi kur masa e sigurimit e humbet fuqinë ose vendimi për revokimin apo zëvendësimin e masës së sigurimit me arrest, me disponimin e gjykatës për lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar, përveç kur ai ka një masë sigurimi me arrest për shkak tjetër ligjor, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale; d) vendimi penal që miraton kërkesën e prokurorit për masën e sigurimit me arrest. 2. Për ekzekutimin e menjëhershëm, gjykata i njofton prokurorit vendimin e përmbledhur. Prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin nxjerr menjëherë urdhrin, i cili vihet në ekzekutim nga organet përgjegjëse, pasi të kenë verifikuar më parë që ndaj të njëjtit person ose të njëjtës pasuri nuk janë në fuqi vendime penale të tjera, që legjitimojnë vazhdimin e mbajtjes së personit nën arrest, ndalim, paraburgim ose burgim apo mbajtjen e pasurisë nën sekuestro ose konfiskim. 3. Për ekzekutimin e menjëhershëm, gjykata i jep paraprakisht organit përkatës vendimin e përmbledhur dhe brenda afatit ligjor dërgon vendimin penal të arsyetuar.
38. Prokurori Kondili me ekzekutimin e masës së arrestit pas 2 muajsh, ka kryer veprime që bien ndesh me ligjin dhe pikërisht meligjin Nr. 79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE, ku në nenin 22d) vendimi penal që miraton kërkesën e prokurorit për masën e sigurimit me arrest. Njëkohësisht ka vepruar në shkelje dhe për hetimin ndaj Kreshnik Hajdarit duke favorizuar shkeljet dhe duke manipuluar faktin siç e argumentova më sipër, pra Kondili, ka vepruar haptaz në kundërshtim me ligjin me qëllim favorizimin e krimit dhe për këtë arsye ka konsumuar element të veprës penale të parashikuar nga neni 248 të kodit penal. Nëpërmjet qëndrimit të tij (mosveprim) ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në këtë dispozitë ligjore është sanksionuar se, Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Veprimet e Kondilit , kanë cënuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Kushtetutë dhe ligj për garantimin e të drejtave dhe lirive personale të shtetasit dhe të shtetit, të mbrojtura posacërisht nga legjislacioni shqiptar. Nga veprimet apo mosveprimet kriminale të ministrit Kondilit , është shkaktuar dy pasoja shumë të mëdha të cilat janë dëmi i shkaktuar Buxhetit të shtetit dhe lejmi me vetëdije i shkatërrimit të zonave të mbrojtura nga veprimet kriminale të kryetarit të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dëme këto të shkaktuar nëpërmjet mosveprimit të Prokurorit Kondili, për shkak të mosparandalimit të dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të tij është cënuar e drejta e pronësisë duke u bërë pengesë e mos-ekzekutimi padrejtësisht të vendimit të gjykatës GJKKO. Por mesa duket interesi personal ose korruptiv, e bënë këtë funksionar shtetëror që të veproj në kundërshtim të hapur me ligjin. Këto mosveprime Kondili i ka kryer edhe duke mos marrë në përgjegjësi penale dy ish ministra Beqaj dhe Cani. Kondili nuk ka vepruar edhe pse GJKKO ka konstatuar se kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer edhe nga këto dy subjekte por Kondili edhe pse ka kaluar një periudhë prej 3 muajsh nuk ka marrë masa për zbatimin me përpikmëri të vëndimit të gjykatës. Kjo vepër penale e kryer nga ana e Kondilit ështëkryer me veprime dhe mosveprime kriminale duke fshehur urhdhërat e ndalimit si për Kreshnikun nëse Ka por rasti flagrant është ai 8 masave të sigurisë për proçedimin e Sterilizimit ku provohet se këto masa janë ekzekutuar mbas 2 muajsh. Veprimet Kriminale të kondilit janë shfaqur në formën e veprimeve të paligjshme apo mosveprimit të paligjshëm nga ana e tij, në ushtrimin e detyrës me të cilën është ngarkuar me ligj. Me veprimet dhe mosveprimet e tij evidentohet qartë se Kondili, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë në dëm të të drejtave dhe interesave kushtetuese dhe ligjore, por përkundrazi ka nxitur një kohëzgjatje gjithnjë e më të madhe të këtij cënimi, me pa arsyetime llogjike, në atë mënyrë që pasojat jenë të parikuperueshme. Ai nuk ka marrë nën përgjegjësi penale Ministrin Beqaj dhe Ministrin Cani edhe pse gjykata e ka konstatuar këtë fakt dhe ja ka lënë detyrë. Veprimet dhe mosveprimet e kondilit jane kryer me dashje direkte. Në lidhje me këto veprime dhe mosveprime ka ekzistuar si elementi intelektual i djenisë, pasi kemi të bëjmë me një person të arsimuar mjaftueshëm dhe e marim të mirëqënë se nuk e ka konstataur vet , atëher lind pyetja përse kondili nuk ka zbatuar detyrat e lënë nga gjykata? Përgjigja është në dy drejtime, ose kondili ka gëlltitur çorbën e prishur të Korrupsionit ose ai është lavatriçja e pastrimit të krimit të partisë socialiste.
39. Në këtë proçedim kërkojmë ndjekjen penale tëKreshnik Hajdari me detyrë kryetar i Bashkisë Kuçovë, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal. për të gjith sa kemi arsyetuar në pjesën hyrse të këtij kallzimi. Ndërkoh kërkojmë dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal.
40. Fakti penal i të kallzuarve është se këta shtetas janë implikuar në aktivitetet kriminale për veprat e kallzuara. Këta shtetas janë implikuar në afera korruptive me shtetasin Ilir Rrapaj i cili drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Nëvitin 2013 emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tre kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35-40 vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.Konkurrent në tender kanë qenë gjithashtu një grup tjetër operatorësh ekonomikë Italianë si:”S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, të përfaqësuar nga kompania “Action Laundery” me qendër në Durrës.Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komision të Vlerësimit të Ofertave, KVO të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP.KPP-ja ka kërkuar rivlerësimin e vendimit fillestar të KVO-së, por kjo e fundit ka marrë një vendim të dytë, duke e shpallur përsëri grupin e kompanive ku përfshihet Investital LLC si fitues. Ilir Rrapaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me ministrinë e shëndetësisë dhe ministrin Beqaj që nga viti 2013.
41. Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.Objekti i kontratës së partneritetit publik-privat ka për qëllim ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.Ky shërbim parashikohet të ofrohet në spitalet universitare dhe rajonale të vendit, apo dhe spitale të tjera, sipas planit të racionalizimit spitalor në Republikën e Shqipërisë.
42. Gjykata dhe pikërisht Erion Bani ka konstatuar se Cani dhe Beqaj kanë kreyr veprime kriminale dhe për këtë arsye duhet të meren të pandehur por Kondili, është duke i favorizuar. Emri i Ilir Beqjajt mungonte në kërkesën e SPAK, por pasi shqyrtoi provat, gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme çmoi se shkeljet e akteve ligjore dhe nënligjore ngrihen në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin e Shëndetësisë. Ai ka vlersuar se vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe ndjekja penale duhet të zgjerohej edhe ndaj ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe katër anëtarëve të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, që kishin rrëzuar më parë një ankesë ndaj fituesve.Sipas vendimit, shkeljet e ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit ishin bërë me “qëllimin e vetëm për shpalljen fitues” të kompanive që u përkasin Ilir Rrapajt dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.Gjykata çmon gjithashtu se dy prokurorët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kanë qenë dorështrënguar edhe me veprat penale; ndërsa vlerëson se ka indicie të mjaftueshme për të hetuar për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.“Nga ana e prokurorisë duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm në këtë drejtim, fakt i cili nuk rezulton nga fashikulli hetimor,” arsyeton gjyqtari Bani, i cili sugjeron se “për këtë nevojitet hetim pasuror”.
43. Në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu – sot ministre e Shëndetësisë, për të vënë në punë një qendër moderne sterilizimi që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.Kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit nga 50 mijë që raportoheshin se ishin kryer në vitin 2013, por nuk ishte vënë në punë për shkak se nevojitej trajnimi i stafit mbështetës.Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.“Nga analiza e të gjithë provave të para në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion…,” arsyeton gjyqtari Bani, duke shtuar se fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi Italian Umbro Staccini.Sipas dosjes, Beqaj ishte në dijeni të marrëdhënies së ngushtë miqësore mes zëvendësit të tij dhe Rrapajt si dhe të përfshirjes së këtij të fundit në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, që i hapi më pas rrugën fitores së tij.
44. Nga sekuestrimi i postës elektronike të Rrjepajt, hetuesit veçojnë dy emaile të dërguara nga Ilir Rrapaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.“I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rrjepaj.Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.Gjithashtu brenda një jave në qershor 2014, Rrapaj dhe ortaku i tij Italian kanë ardhur në Tiranë dhe janë kthyer në Itali, ndërsa dy krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, Beqaj dhe Rrjepaj kanë udhëtuar gjithashtu drejt Italisë.Më 15 qershor 2014, Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj janë kthyer së bashku në Tiranë nga Roma me të njëjtën linjë avioni.“Vetëm një muaj pas udhëtimit me avion, Rrapaj krijon në Prishtinë shoqërinë Investital, e cila do të bëhej më pas fituese me 40% e koncesionit. Kjo kompani u themelua gjithashtu vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i Ministrit të Shëndetësisë “Për ngritjen e komisionit të dhënies së koncesionit” dhe ka pasur vetëm një të punësuar, Ilir Rrapajn,” thuhet në vendim.Hetimet kanë zbuluar gjithashtu komunikime dhe udhëtime të përbashkëta të ministrit Beqaj me përfituesit pas dhënies së koncesionit, që sipas gjyqtarit Bani duhej të përbënin indicie për hetime të mëtejshme në drejtim të veprës penale të korrupsionit.Më 25 shtator 2016, ish-ministri Beqaj dhe administratori i kompanisë koncesionare, Admir Daca kanë udhëtuar me të njëjtin avion të “Austrian Airlines” drejt Vienës, ndërsa më 23 maj 2017, Beqja dhe Rrjepaj janë kthyer në Shqipëri nga Roma me të njëjtin avion me Ilir Rrapajn dhe Umbro Staccini.Udhëtimi i fundit në dosje është identifikuar më 13 mars 2018, kur Beqaj, Rrjepaj, Rrapaj dhe Staccini kthehen me të njëjtën makinë nga dogana e Morinit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
45. Përveç paracaktimit të fituesve dhe përfshirjes së tyre në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, Gjykata e Posaçme argumenton në vendim se kostot e procesit të sterilizimit janë fryrë në mënyrë artificiale, për ta prezantuar koncesionin si një procedurë më të favorshme se sa prokurimi publik.Në llogaritjen e kostove të shërbimit janë përfshirë edhe shpenzime për medikamente mjekësore, të cilat i kanë fryrë shifrat me 56%. Gjithashtu, gjykata vlerëson se në studimin e fizibilitetit është ulur qëllimisht numri i ndërhyrjeve të parashikuara nga 63 mijë në 50 mijë operacione në vit, duke sjellë si pasojë rritjen e çmimeve për secilin nga intensitetet e ndëhyrjeve në pasqyrat financiare.Mungesa e verifikimit të të dhënave në studimin e fizibilitetit nga Ministria e Financave është një nga arsyet se pse gjyqtari Bani e ka orientuar prokurorinë drejt hetimit të rolit të ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.Në nëntor të vitit 2014, Cani refuzoi të jepte dakordësinë për koncesionin me arsyetimin se “nuk ka argumentim të qartë pse dhënia me koncesion është procedurë më e favorshme se sa prokurimi publik”. Gjithashtu, ai kërkoi që analiza krahasuese duhej të kryhej në mënyrë të qartë dhe të dallueshme për secilin shërbim të planifikuar për t'u dhënë me koncesion.
46. Por një muaj e gjysmë më vonë, Cani e miratoi në parim propozimin për financim, ndonëse nuk pati asnjë ndryshim në studimin e fizibilitetit.“Po ashtu, mbetet e paqartë përgjigja e Ministrisë së Financave lidhur me faktin se ajo e shikon dokumentacionin vetëm nga pikëpamja formale. Nëse kjo e fundit e shikon dokumentacionin vetëm nga pikëpamja formale, a mund të konsiderohet formalisht në rregull një dokument i panënshkruar,” ngre pikëpyetje gjyqtari Bani, duke iu referuar faktit se studimi i fizibilitetit nuk ishte i firmosur nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit.Pas një séance pyetjesh në Prokurori të enjten, Cani u tha gazetarëve se e kishte dhënë miratimin pasi ishin plotësuar kriteret ligjore dhe mohoi të kishte njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj, ndërsa ish-ministri Ilir Beqja nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN.Në vendimin prej 348 faqesh, hetimet e SPAK vihen në pikëpyetje edhe sa i përket veprave penale të regjistruara apo mungesës së hetimit pasuror, për të cilat gjyqtari i orienton prokurorët që t'i vazhdojnë hetimet.Sipas Banit, nga aktet e administruara ka indicie të mjaftueshme që Prokuroria e Posaçme të vazhdojë hetimet edhe për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe ato të pastrimit të produkteve të veprës penale.“Kjo do të provojë nëse e gjithë veprimtaria kriminale e paramenduar në detaje nga personat në hetim është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta të personave nën hetim, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj si dhe për shkak të njohjeve personale të këtij shtetasi… me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj apo për rrjedhojë të përfitimit të parregullt që rrjedh nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë,” përfundon Bani në vendim.
Për sa më sipër Neni 58, 281 e vijuesi K.Pr. Penal
KËRKOJMË:
1. Ndjekjen penale të shtetasit Kreshnik Hajdari me detyrë kryetar i Bashkisë Kuçovë, me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal.
2. Ndjekjen penale të shtetasit Ilir Beqja me detyrë ish ministër i shëndetësisëakuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penaldhe pastrim i produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
3. Ndjekjen penale të shtetasit Shkëlqim Cani akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.Penal dhe pastrim i produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
4. Ndjekjen penale të shtetasit Edvin Kondili, akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 I K.PenalMosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës.


























