OPOZITA NË SHESH/ Tritan Shehu: Pjesëmarrja do jetë masive, ja qëllimi i protestës sot

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK..

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë për “Ora News” sqaroi dhe arsyet e kësaj proteste që pritet të nisë pas pak orësh.

“Në radhë të parë do të kemi vullnetin e djetëra mijëra njerëzve që do jenë sonte në shesh për t’u përballur me këtë qeveri, për të protestuar kundër këtij regjimi, kundër varfërisë, diskriminimit dhe absolutisht që është një protestë për atë që të gjithë shqiptarët aspirojnë që të jenë të barabartë me qytetarët evropianë, ku vota të ketë vlerën e saj dhe të jetë ajo që do të vendosë për atë se kush duhet të qeverisë në Shqipëri.

Pra, kryesorja është se do të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe njerëzish për të shprehur revoltën e tyre kundër një regjimi që po sundon në Shqipëri me një mënyrë anti-demokratike dhe duke e varfëruar dhe shtypur këtë popull në mënyrën më skandaloze të mundshme", u shpreh Tritan Shehu.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN TRITAN SHEHU

EMISIONET