Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës

Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës

Afera e inceneratorit të Tiranës është jo vetëm më e madhja, por edhe më korruptivja, që fatkeqësisht zgjatet në hetimet e SPAK-ut nga një prokuror me drita "fikur".

Një kontratë që u ka kushtuar shqiptarëve mbi 130 milionë euro, pavarësisht se nuk ekziston. 

Inceneratori i Tiranës është një vjedhje e madhe dhe një projekt në letër, ku në vend të tij gjenden tonelata me plehra, që e kanë çuar situatën në prag katastrofe. 

Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës
Landfilli i Sharrës

Bëhet fjalë për një aferë, ku i implikuar me prova është edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.

Ka disa dokumente që e lidhin Erion Veliajn me çështjen.

Dokumenti i parë është ai nga i cili Erion Veliaj i kthen përgjigje Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës, ku bie dakord me çmimin 29 euro/ton për mbetje.

Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës

Dokumenti i dytë është ai i vendosjes së strukturave të bashkisë në rresht për kompaninë ndërtuese.

Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës

Edhe pse është e zakontë që të lidhet një marrëveshje mes një kompanie që ofron shërbime në fushën e mbetjeve dhe një bashkie, Erion Veliaj në këtë rast as nuk e ka firmosur vetë, por ka vënë vartësit e tij, të cilët veç të tjerash kanë përdorur edhe vulën e Bashkisë së Tiranës.

CNA ka sjellë disa herë materiale dhe dokumente për inceneratorin joekzistent të Tiranës, një aferë që prej 5 vitesh është ende çështje e hapur.

Kallëzimi për aferën e inceneratorit të Tiranës është bërë në vitin 2021 dhe tani në vitin 2026, kanë kaluar plot 5 vite nga hetimet që nuk po çojnë askund. Asnjë përgjegjësi nga bashkia që e kërkoi dhe kishte nën mbikëqyrje ndërtimin e inceneratorit?!

Duket se dosja e hetimit të kësaj afere është në duart e prokurorit Dritan Prençi që ka zgjedhur ta zvarrisë pafund, madje "fle" mbi dosje pa u ndikuar as nga denoncimet e opozitës e as nga raportimet e mediave apo opinioni publik. 

Në këtë rast, kërkues dhe i implikuar kryesor del një kryebashkiak i arrestuar dhe me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, lind pyetja: Pse Erion Veliaj duhet të hetohet apo duhet të burgoset për brekët e Ajolës, ndërsa nuk hetohet për inceneratorin?

Deri më sot, përcaktimi i fajësisë penale është kompetencë ekskluzive e gjykatave, ndërsa debati publik për një aferë të tillë, ku qytetarëve u merren qindra mijëra euro, duke i vënë edhe në lojë me një investim joekzistent, lidhet kryesisht me përgjegjësinë politike, por edhe hapat ligjorë që duhet të vijojnë për çështjen.

Premtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i TiranësPremtimi "i djegur": Erion Veliaj dhe inceneratori i Tiranës

Në qoftë se çështjes së inceneratorit të Tiranës nuk i shkohet deri në fund, për të shkuar direkt te veprimet ose mosveprimet e Erion Veliajt për këtë aferë, nuk do të merret vesh kurrë se çfarë ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar qindra miliona eurot e marra nga qytetarët shqiptarë.

Në këtë aferë nuk luhet vetëm me paratë e shqiptarëve apo vendimet abuzive të një kryebashkiaku, por edhe me shëndetin e qytetarëve dhe rrezikun për një katastrofë mjedisore që është në dyert e banorëve të kryeqytetit./CNA

EMISIONET