Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (28 shkurt-1 mars 2026)

Njihemi me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Britania e Madhe dhe pjesë të Europës Qendrore përfshihen nga një ciklon me reshje shiu dhe erëra të forta. Ndërsa pjesa tjetër e Europës, përfshirë gadishullin Iberik, Ballkanin, brigjet e Egjeut dhe Detin e Zi, paraqitet me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Kthjellime më të theksuara priten në bregdet dhe Jug, ndërsa pjesa tjetër me alternime vranësirash.

Pasditja sjell shtim të vranësirave, më të dukshme në Veri dhe Qendër, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 19°C. Era fryn jugperëndimore deri 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Sa i përket, kushteve të motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.

Një ciklon në Veri-Perëndim sjell reshje shiu e dëbore në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe.

Europa Lindore mbetet me dëborë dhe temperatura të ulëta.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit, përfshirë gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe Ballkanin, dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, ne vend pritet Mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Pasditja sjell shtim gradual të vranësirave, më të dukshme në zonat lindore, por pa reshje. Temperaturat luhatenh nga 0°C deri në 20°C. Era fryn perëndimore deri 28 km/h, me dallgëzim të ulët.

EMISIONET