Nuri: Akuzat për Erion Veliajn janë tepër të rënda, Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta
Juristi, Franc Nuri në një intervistë në Ora News u shpreh se akuzat janë tepër të rënda për Veliajn dhe se Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta.
Nuri: Reagimet e Ramës për rastin e Veliajt unë si avokat por edhe përfaqësues i PD e shoh si një kthesë 180 gradë të kursit të Ramës drejt Drejtësisë.
Nuk duket i mirëseardhur sepse nga halli e nga belaja tre herë ka shkuar në zyrën e bashkisë së Tiranës.
Përsa i përket drejtësisë ka një kthesë prej 180 gradë të kthyer nga kryeministri.
Ka filluar ta sulmojë drejtësinë dhe po e sulmon ashpër.
Ka një diskordancë totale me ato që Rama ka thënë vetë para pak muajsh kur ka deklaruar se e mirëpriste goditjen në kapin e tij.
Për momentin jemi akoma në fazën e hetimeve.
Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta.
Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn.