Xhixho: Nafta në Shqipëri është më e shtrenjtë se në Singapor, janë 7 taksa të mbivendosura mbi çmimin e naftës

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se nafta në Shqipëri është më e shtrenjtë se në Singapor, një nga vendet më të pasura në botë.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Sapo furnizova makinën me naftë dhe për vetëm 11 litra, pagova 2 000 lekë.

Pse nafta në Shqipëri kushton më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit?

Sepse 60% e çmimit të një litri naftë janë taksa.

Nafta në Shqipëri është më e shtrenjtë se në Singapor, një nga vendet më të pasura në botë.

Në vendin tonë, për çdo litër naftë paguajmë deri në 1200 lek të vjetra taksa. Janë 7 taksa të mbivendosura mbi çmimin e naftës, që e bëjnë atë më të shtrenjtën në Europë pas Finlandës.

Në Maqedoninë e Veriut, nafta taksohet vetëm 465 lekë të vjetra /litër.
Në Kosovë, 600 lekë të vjetra /litër.
Në Shqipëri? Plot 1 mijë e 200 lekë të vjetra /litër!
Ku shkojnë këto para?
Në xhepat e qeverisë, e cila nuk i përkthen në shërbime për qytetarët!
Çfarë efektesh ka çmimi i lartë i naftës?
• Rrit kostot e transportit, duke ndikuar drejtpërdrejt te bizneset.
• Bizneset detyrohen të rrisin çmimet e produkteve.
• Qytetarët paguajnë më shumë për çdo gjë, ndërsa qeveria përfiton më tepër nga TVSH-ja.
Rezultati? Më shumë para në arkën e qeverisë që shpërndahen te klientët dhe oligarkët apo për verëra 33 mijë euro dhe këto para nuk shkojnë për qytetarët e varfër!
Kjo padrejtësi duhet ndëshkuar. 
Ndryshimin e keni në dorë më 11 maj!

EMISIONET