Pamjet/ Një ditë pasi fitoi betejën me Prokurorinë në KQZ, Kreshnik Hajdari thirret në SPAK. Ja arsyeja!
Një ditë pasi fitoi betejën me prokurorinë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili vendosi që të vijonte detyrën e tij si kryebashkiak i Kuçovës pavarësisht dënimit të padeklaruar në Greqi, Kreshnik Hajdari është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se thirrja e Hajdarit në SPAK nuk ka të bëjë me çështjen e mësipërme, por me padinë e bërë nga kundërshtari i tij në zgjedhjet vendore të 14 majit, Lefter Maliqi, i cili një ditë më parë dorëzoi një tjetër padi ndaj kryebashkiakut të Kuçovës.
“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka fajë Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është depërtuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim. Është vepër penale. Automatiksiht lë mandatin.SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”, ka thënë Maliqi.
JA CFARE DEKLAROI LEFTER MALIQI