"Me Vlorën do të merrem personalisht", çfarë u tha Rama deputetëve socialistë në mbledhjen me dyer të mbyllura

"Me Vlorën do të merrem personalisht", çfarë u

Ora News zbardh detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i drejtuar nga Rama.

Ky i fundit mësohet se ka dhënë porosi të qarta për secilin deputet lidhur me zgjedhjet e 14 majit.

"Secili deputet do të mbajë përgjegjësi për zonën e tij, për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit" mësohet të ketë thënë Rama.

Kryesocialisti gjithashtu e ka bërë të qartë edhe një tjetër fakt.

"Asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet" ka thënë ai duke shtuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama do të mbledhën nesër Kryesinë e PS në orën 17:00.

EMISIONET