Kandidatët për 14 majin, ja porositë që u dha Rama deputetëve, nesër mbledh Kryesinë
Kryeministri Edi Rama mblodhi në orët e vona të pasdites së sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja me dyer të mbyllura u zhvillua në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit dhe vjen një ditë para seancës plenare.
Gazetarja e Ora News, Mola Luku, raportoi se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit dhe kandidaturat që pritet të nxirren nga Rama për 61 bashkitë e vendit.
PS është drejt finalizimit të listës së plotë për 14 majin.
Rama mësohet se ka porositur deputetët për angazhim maksimal me strukturat.
Gjatë diskutimit janë pasqyruar rezultatet e sondazheve dhe të dhënave të mbledhura në terren nga drejtuesit e qarqeve për kandidatët.
Ndërkohë PS do të mbledhë kryesinë e kësaj partie nesër në orën 17:00.

