Kukësi zgjedh/ Vijon numërimi i votave për kryebashkiakun e ri, kryeson kandidati i PS-së, ja si ndahen votat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 08:35
Vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Deri më tani kryeson kandidati i PS-së. Emri Vata ka marrë 4631 vota, ndërsa Albert Halilaj 8294 vota.
Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 46 kuti.