Këlliçi prezanton dy kandidatet e PD për deputete në Tiranë, Hajdarmataj dhe Tabaku

Këlliçi prezanton dy kandidatet e PD për deputete në

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë nr.2 në Tiranë.

Postimi i Këlliçit:

Me demokratët e Njësisë nr. 2, zemrën e Tiranës dhe zemrën e fitores së Partisë Demokratike në 11 Maj

I privilegjuar të drejtoj fushatën elektorale në këtë njësi, sot pata kënaqësinë të prezantoja dy kandidatet tona për deputete, znj. Mimoza Hajdarmataj dhe znj. Jorida Tabaku, dy figura të respektuara, që do të jenë garancia e kësaj fitoreje ashtu si e entuziazmit në takimin tonë.

Kurrë kontrasti s’ka qenë më i qartë dhe kurrë ofendimi ndaj qytetarëve më i dukshëm, kur përballë nesh vendosen simbolet e korrupsionit si invesitorja strategjike Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i 5D, Elton Kacidhja.

Qytetarët e Tiranës do dinë t’u japin përgjigjen e merituar në mënyrë demokratike.
Bashkë mundemi

EMISIONET