Karanxha: Ngërçi kushtetues pasojë e ligjeve të paqarta të reformës në drejtësi, duhej ndërhyrje sipas praktikës së Strasburgut

Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në "Ora News", ku u shpreh se ngërçet e fundit kushtetuese dhe konfliktet mes institucioneve janë pasojë e hartimit të dobët të ligjeve të reformës në drejtësi dhe mungesës së harmonizimit të plotë me praktikën evropiane.

"Ata e shohin gjithçka në kuadër të integrimit. Pra thonë, ne kemi një reformë, kemi bërë një reformë dhe kjo duhet të jetë në harmoni me ligjet e para.

Por para se të shkojmë këtu, ne, është diçka për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Sepse janë këta parlamentarë të nderuar, të cilët kanë bërë ligjet e reformës në drejtësi dhe masat e sigurimit që duhet t'i drejtoheshe kuvendit për të marrë autorizim, i kanë bërë vetë dhe konkretisht janë bërë me ligjin numër 35 të vitit 2017.

Këta shkencëtarë nuk e panë që ky nen pezullohet, se i kanë pasur vetë.

Nëntë masa sigurimi janë. Një është për ata persona që për zdrukthëtarët që një veprimtari profesionale siç janë dhe janë tetë.

Tashi këta për tetë masa, nuk mund ta saktësojnë se për çfarë shkohet në parlament apo jo?

Pra tregon që këta i bëjnë ligjet, nuk dinë se çfarë kanë votuar.

 Relatori, ai që i ka bërë, ai e di se ku do me dalë, se është një grup aty që i bën këto.

Të tjerët e kanë ngritur se duke thënë në kuadër të reformës duhet të bëhet dhe, por realisht masat e sigurimit të cilët SPAK-u i kërkon autorizim për zyrtarët e lartë duhet të jenë të përcaktuar dhe të sakta, duke përfshirë dhe nenin 242.

Në rastin konkret konstatojmë që në mes të lojës, pra reforma ka 10 vjet, mbas 10 vjetësh nuk na pëlqen ky nen, e shtojmë edhe këtë.

Ti pse s'i bëre në fillim? Pra duhet një analizë pse dole deri këtu. 

Ne kishim një konflikt, që thashë është shkaktuar nga mosbërja e mirë e ligjeve siç duhet, se janë disa konflikte kushtetuese.

Është rasti i zotit Berisha, është ky rast, është rasti i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që janë produkt i reformës në drejtësi dhe mosformulimit siç duhet të ligjeve.

Përsa i përket nenit 242, kjo ndeshje duhet të ishte ndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, a është e ligjshme. Gjykata Kushtetuese u nda katër me katër. Por dhe te ligji i Gjykatës Kushtetuese prap konstatojmë nga grupi i reformës në drejtësi, kanë shkelur praktikën evropiane të të drejtave të njeriut.

Siç dihet, reforma në drejtësi, pikën kryesore që kishte një ndër pikat kryesore ishte harmonizimi i të drejtës së brendshme me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Për rastin konkret që është rrëzuar kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë, ka pasur një rast në 2007-ën, në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata u nda në mënyrë të tillë që s'merrte një vendim.

Dhe qytetari shqiptar quhet me mbiemër Marini kundër Shqipërisë, ka fituar gjyqin në Strasburg.

Është botuar në fletoren zyrtare dhe Strasburgu detyron Shqipërinë dhe i thotë që të mos ndahet gjykata, ti duhet të dalësh me një vendim.

Se është turp me çdo gjykatë në botë, dhe gjykatat partizane që kanë qenë atëherë, dilshin me një vendim.

Jemi si, jemi dakord, është gjë tjetër. Po ti ka dalë vendim pa vendim. Pra katër me katër dhe është rrëzuar si kërkesë.

Kjo ka sjellë një ngërç tjetër. Mendimi im personal do ishte ndërhyrja në ligjin e Gjykatës Kushtetuese me ligjin e Marinit kundër Shqipërisë, të gjendet forma për daljen nga ngërçi.

Pra dihej një praktikë. Këtë duhet ta ndante Gjykata Kushtetuese.

Por faji nuk është për Gjykatën Kushtetuese, jo se po e mbroj.

Gjyqtarët kanë ngritur votën, ashtu u ndanë, katër me katër. Kështu e menduan, mirë, keq, se s'mund të dal unë me zor, dil këndej, të dalë me një vendim. Duhet të ishte gjetur zgjidhja", u shpreh Karanxha.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET