Maho: Vizita e drejtorit të INL-së sinjal për krizë në sundimin e ligjit, reagimet politike pasojnë presionin ndërkombëtar

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte gazetari Armand Maho, i cili u shpreh se reagimet e fundit politike dhe nisma ligjore lidhen me vizitën në Shqipëri të drejtorit të INL-së, duke e konsideruar këtë si sinjal të qartë të shqetësimeve ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe tensionet me sistemin e drejtësisë.

"Po më fal, ky ligj e mbron atë gruan në administratës që e kishin futur në hetim?

Se ky s'është bërë për administratën e thjeshtë apo jo? Ajo ishte për administratën e lartë.

Gruaja thotë, jam me kancer, me fëmijën dy muajsh e ku e di unë se çfarë thoshte aty.

Jo, më e bukura është se kjo s'është as projektligj i ardhur nga qeveria.

Këto reagime vijnë, unë e kam bindje këtë, vijnë pas ardhjes së drejtorit të INL-së në Shqipëri.

Është byroja internacionale e narkotikëve dhe zbatimit të ligjit jashtë Amerikës.

Kjo ka ndodhur me datë  11 Shkurt dhe nuk e dha asnjë media. F

Kur vjen drejtori i INL-së fizikisht, a kupton, do të thotë, situata po ndiqet në nivel të lartë në Washington.

Kur është ai prezent fizikisht.

Çështja lidhet me sundimin e ligjit.

Dhe më e bukura ishte se mbas, mbasi iku ky, domethënë dy drejtuesit e qeverisë vijuan me sulme ndaj gjykatave, me intimidime.

Qoftë ajo e Ministrisë së Brendshme, qoftë e Ramallari.

Kur shkon INL fizikisht në një vend, drejtori i INL-së, ka tension me drejtësinë, rrezikohet reforma, ka konflikt institucional serioz, paralajmërim para vendimeve, vizita të shpeshta paraprijnë qëndrime më të forta politike ose masa të targetuara.

Masa të targetuara ke pasur. Ke ndërprerjen e fondeve të IPARD-it, ndërprerjen e fondeve për AKSHI-n.

Pra, Bashkimi Europian nga një anë edhe SHBA nga ana tjetër. Çfarë nuk është? Nuk është takim ceremonial.

Nuk është vetëm trajnimi teknik.

Nuk është protokoll rutine.

Ky është standardi. Është standardi, është protokolli zyrtar i byrosë së narkotikëve dhe dhe zbatimit të ligjit jashtë", u shpreh Maho.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET