Atentati në Vlorë, Berisha: Rendi është në duart e krimit!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e regjistruar një ditë më parë në Vlorë, ku humbi jetën Leart Keka.
Në postimin e tij, në rrjete sociale Berisha shkruan se rendi ndodhet në duart e krimin.
Postimi i Berishës:
Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!
Të dashur miq, mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!
Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”
Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij.