Pamje të frikshme nga banesat e shpuara nga plumbat/ Atentati në Vlorë mund të kishte më shumë se një viktimë
Përplasja me armë në vlorë mbërmjen e së shtunës, mund të kishte pasur më tepër se sa një viktimë.
Sasia e madhe e gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe shenjat e plumbave në muret e shtëpive, është një tregues i qartë se personat e përfshirë në këtë krim mund të kishin marrë jetë të tjera njerëzish.
Një prej plumbave dallohet që është në ballkonin e një banese, por fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur njeri.
Por çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme?
Qyteti i Vlorës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.
Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.
Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
“Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur”, sqaroi policia në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Ndërkohë 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.
Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura, çka ngre dyshimet se viktima Leartid Keka është qëlluar me dy armë të ndryshme...
Kjo pasi në trup nga ekspertiza i janë gjetur plagë nga 2 armë të ndryshme. Dyshohet të jetë përdorur një armë tip pistoletë dhe një armë automatike. Nga ekspertiza mësohet se ka mbi 6 plumba në trup dhe kokë.
Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin.
Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.
Hetimet deritanishme të policisë
Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Ndër 30 personat janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme, të cilët kanë deklaruar se në dijeninë e tyre vec ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë patur lidhje.
Nga ana tjetër, mësohet se rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qënë kryesisht dëshmimtar okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë.
Sipas tyre makina “Audi A6” me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin.
Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur.
Makina e ka goditur me breshëri Kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.
Mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41 vjecarin në trup, këmbë dhe kokë.
Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit dyshohet në kokë.
Ndër gëzhojat edhe ato të pistoletës cka tregojnë se ka patur shkëmbim zjarri.
Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit
Viktima me precedent të theksuar penal
Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Mësohet se se 41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg.
Gjithashtu mësohet se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.