I janë rrëzuar 5 kërkesa për lirimin, Fredi Beleri vazhdon përballjen në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 25 korrik kerkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejleri për ndryshimin e masës së sigurisë.
Hallkat e tjera të gjyqësorit e kanë rrëzuar në 5 raste ndërsa për herë të parë shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Fredi Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ qysh prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës.
Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Një ditë më parë, eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri vizitoi Himarën nga ku kërkoi edhe lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Ndër të tjera, ai paralajmëroi në një komunikim për mediat se prangosja e Belerit mund të kthehej në pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.