Hetimet e incineratorëve, Klevis Balliu: Nuk është vetëm Ahmetaj, asgjë s’ka ndodhur pa dijeninë e vetë ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis balliu në jë intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi gjerësisht zhvillimet që po sjellin hetimet e SPAK dhe BKH-së ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i vënë në akuzë për çështjen e incineratorëve, të cilit iu sekuestruan dhe kontrolluan së fundmi edhe prona të tij.
Duke iu përgjigjur moderatores Beti Njuma, Balliu vlerësoi në këtë çështje edhe punën e bërë nga mediat gjatë kësaj kohe.
“Pyetja është se pse i gjejnë gazetarët shkeljet, dhe nuk i gjen dot SPAK-u?
Dhe ka vite që flitet për këtë, janë denoncuar emrat e personave dhe janë publikuar dhe video të tëra për këto afera korruptive.
Sepse asgjë nuk ka ndodhur pa dijeninë e vetë kryeministrit Edi Rama. Sepse këta që i arrestojnë sot nuk i duhen më atij, sepse paratë numërohen në Surrel”, theksoi ndër të tjera Klevis Balliu.