DEBATET NE GJYQ/ Meta kërkon 134 dëshmitarë: Ende nuk më është dhënë e gjithë përmbajtja e dosjes hetimore

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 10:00, seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili po përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ne seancën e sotme pritet që Gjykata të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranohen, pasi Meta dhe mbrojtja e tij paraqitën listën me 134 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, edhe SPAK listoi 110 emra dëshmitarësh.

Procesi zhvillohet në një moment kur Meta ka ndryshuar përfaqësimin ligjor. Pas seancës së fundit, avokati Kujtim Cakrani u tërhoq nga mbrojtja, ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë bëri të ditur se kërkoi një avokat të angazhuar ekskluzivisht me çështjen, duke argumentuar se dosja kërkon një mbrojtje të dedikuar për shkak volumit të saj.

Mësohet se Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, i cili është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm.

DEBATET NE GJYQ

Ilir Meta nga kafazi: Ende nuk më janë dhënë në mënyrë shkresore e gjithë përmbajtja e dosjes hetimore. E kam theksuar në të gjitha seancat paraprake dhe në themel. Sa më shpeht të jetë e mundur duhet të njihemi me çdo akt që të bëjmë mbrojtje efektive.

Gjyqtari Erion Bani: Nga shkresat e sekretarisë janë bërë të gjitha procedurat për dhënien e këtyre akteve, ka kohë që janë bërë por mbrojtësi juaj refuzoi ti marrë me pretendimin “vulë e madhe e vulë e vogël”. I kemi bërë konform të gjitha rregullave si për çdo të pandehur. Mund të paraqitet avokati juaj në sekretari ti marrë ose të bëjë kërkesë që tia dërgojmë në paraburgim.

Avokati Bujar Musta: Nuk isha në dijeni për këtë pretendim, pas seancës do paraqitem menjëherë të tërheq aktet.

Redi Llanaj, avokat i Kryemadhit: 3 herë spak tha s’ka korrupsion me biznesmenin për çështjen e banesës, por sqaroi se ka marrëdhënie korruptive. Marrëdhënia miqësore konsiderohet nga organi procedues marrëdhënie korruptive. Sqarojmë se të pandehurit e kanë pranuar edhe vetë që kanë miqësi, marrëdhënie njohje të hershme miqësore. Janë lënë disa detyra nga gjyqtari paraprak për moskoherencën e hetimit. Mendoj se nuk janë gabime por paragjykime. Ligjërisht kërkesa shkruhet nga 3 prokuror, de fakto është vetëm një prokuror, Altin Dumani. Drejtues ishte dhe Arben Kraja, por Arben Kraja është Arben Kraja nuk u përdor si vegël

Ndërhyn gjykata për prishje të solemniteti, dhe shkelje etike

Llanaj: Vegël sështë gjuhë fyese është instrument, nënkupton një instrument. Është e qartë, këtu ka një çështje politike, ndaj mbrojtësi përdori fjalën vegël. Kemi qenë nga fillimi i procedimit të gatshëm

EMISIONET