Pas Kujtim Cakranit, Ilir Meta zgjedh avokatin e ri. Bujar Musta paraqitet në SPAK
Ish-presidenti Ilir Meta ka zgjedhur avokatin e ri që do ta përfaqësojë në procesin gjyqësor.
Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani.
Avokati Musta u paraqit ditën e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Kujtojmë që avokati ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, i shkarkuar nga procesi i vettingut në sistemin e Drejtësisë.

