"Jam vërtet e frikësuar"/ Bashkëshortja e Lewandowskit flet për transferimin në SHBA: Sakrifica më e madhe janë vajzat

Anna Lewandowska ka folur për herë të parë mbi emocionet që po shoqërojnë transferimin e bashkëshortit të saj, Robert Lewandowski, te Chicago Fire në MLS, duke pranuar se ky ndryshim po e vendos përballë një prej sfidave më të mëdha familjare.
Përmes një postimi në Instagram, ajo rrëfeu se ndihet "vërtet, vërtet e frikësuar" nga ideja e largimit nga Spanja dhe nisjes së një kapitulli të ri në Shtetet e Bashkuara.
Sipas saj, shqetësimi më i madh nuk lidhet me vendin e ri, por me ndikimin që ky ndryshim do të ketë te dy vajzat e tyre, të cilat do të duhet të lënë pas shkollën, miqtë dhe jetën që kanë ndërtuar në Barcelonë.
Anna theksoi se çdo transferim i madh sjell një barrë të rëndësishme emocionale për familjen, sidomos kur në mes janë fëmijët.
Megjithatë, ajo u shpreh se do të vazhdojë ta mbështesë pa rezerva karrierën e bashkëshortit, duke nënvizuar se jeta në krah të një futbollisti të nivelit më të lartë është shumë më komplekse sesa duket.
"Jeta në krah të një sportisti nuk është vetëm 'glamour'; ajo shoqërohet me përgjegjësi të mëdha familjare dhe sakrifica," deklaroi Anna.
Edhe pse pranoi se do ta ketë të vështirë të largohet nga Katalonja, ajo u shpreh e vendosur ta përballojë këtë sfidë dhe të nisë së bashku me familjen një aventurë të re në Amerikë, duke mbështetur Robert Lewandowskin në një tjetër etapë të karrierës së tij.


