FOTO/ Ilir Meta merr dhuratën speciale për datëlindje: "Kosova ja fal zemrën atyre që e duan Kombin"
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka festuar një ditë më parë ditëlindjen, ku mega surpriza i ka ardhur nga të rinjtë e partisë.
Por krahas surprizës së veçantë që i rezervuan të rinjtë, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se një emocion të veçantë ka përjetuar me një dhuratë simbolike të marrë nga Kosova.
Një punim sa artistik aq edhe patriotik i ka ardhur Metës me një mbishkrim po aq special:
“Kosova ja fal zemrën atyre që e duan Kombin”
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kishte dje datëlindjen, përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer një fakt interesant për veten e tij.
Për të gjithë ndjekësit e tij, Meta tregoi se 24 vite më parë nuk ka mundur të festoje 30-vjetorin, pasi NATO nisi ndërhyrjen në Kosovë për t’i dhënë fund luftës dhe genocidit të kryer nga shteti serb.
Duke e risjellë dhe një herë në kujtesë këtë datë të shënuar Meta vë theksin tek pasojat që lufta pati për gratë e Kosovës, të cilat ishin viktima të dhunës.