“Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores”, Meta: Triumf përballë pakicës uzurpatore mjaftiste në Tiranë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë mbështetjen për kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Teksa publikon një album me foto, Meta rikujton se edhe 6 javë na ndajnë nga zgjedhjet, ose siç shkruan ai “nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet”.
Postimi i Metës:
Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet.
Falënderimet më të përzemërta për kandidatet dhe kandidatët tanë të mrekullueshëm për Këshillin e Bashkisë të Tiranës që po punojnë me përkushtim çdo minutë për t’ua kthyer bashkinë qytetarëve.