Dumani largon zëvendësin e tij nga SPAK, në vend të Ervin Kondilit emëron Klodian Brahon

Ndryshohet zv/drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK njëherësh dhe shefi i Seksionit të Korrupsionit.
Vendimi për ndryshimin shefit të Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK është marë nga drejtuesi Altin Dumani.
Dumani ditën e sotme ka vendosur të largojë nga drejtimi i Seksionit Kundër Korrupsionit, prokurorin Ervin Kondili.
Kondili mbante dhe detyrën e zëvendësdrejtuesit të SPAK.
Në vend të Ervin Kondilit, Dumani ka vendosur të emërojë prokurorin Klodian Braho.
Braho prej 4 vite ka qënë pjesë e Strukturës Antikorrupsion dhe autor i disa dosjeve të njohura si çështja e inceneratorëve dhe të tjera...
