Kandidati i PS në Kuçovë i dënuar në Greqi, "mahnit" argumenti i Ballës: Të gjithë shqiptarët në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla
Kreu i Grupit Parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në lidhje me dënimin në Greqi të kandidatit të PS për Kuçovën Kreshnik Hajdari.
Balla e justifikoi duke thënë se të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla. Ndërkohë shtoi se janë institucionet që duhet të merren me rastin në fjalë.
Taulant Balla: T’ja lemë komisionerit që të bëjë verifikimet përkatëse dhe mendoj që për kryetarët që kanë qenë ne detyre dhe plotësimi i formularit është bërë prej shumë kohësh, organet kanë pasur kohë të verifikojnë. Vetëm ligji dhe zbatimi i ligjt na mbron të gjitheve dhe interesin publik.
Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla. Por ti lëmë institucionet të bëjnë punën e vetë. Edhe për rastin është një interes i madh publik.