Dosja “Partizani”/ Sali Berisha zyrtarisht nën akuzë për korrupsion: Jam i pandehur, por pa prova!
Sali Berisha zyrtarisht ndodhet nën akuzë për korrupsion për çështjen "Partizani".
Atij iu komunikua akuza nga SPAK, një vendim të cilin e pohoi dhe vetë pasi doli nga Prokuroria ku tha se: "Jam i pandehur, por pa prova"!
Kreu i PD Sali Berisha pasi ka lënë ambientet e SPAK tha se ka thënë në ambientet e SPAK se ata janë piramidë mashtrimi fund e krye. Sipas tij, Rama vijon me hakmarrjen e tij.
Sali Berisha: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e
qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës.
Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.
I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së.
I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë.
Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë.
...Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur.
...Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën.
...Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë.
...Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.