Dorezi: Fushata e ca pseudosportisave ndaj kryebashkiakut të Tiranës, skenar i shëmtuar. Po shesin vlera që s'i kanë
Kandidati për Këshillin Bashkiak në Tiranë i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Besford Dorezi e ka quajtur skenar të shëmtuar fushatën e disa pseudosportistave për kryetarin e Rilindjes.
"Kjo fushatë 'mbështetëse' e pseudo sportistave për kryetarin e bashkisë së Rilindjes është nje skenar i shëmtuar i shitjes së 'vlerave', të atyre që nuk i kanë. Sepse politika ka mbështetur gjithmonë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe që fitojnë tituj të pa merituar.
Nëse Florian Marku quhet sportist elitar, duhet të ndeshej me ne këtu në Shqipëri, që i kemi kërkuar përballje. Prandaj mos na bëni show me njerëz që nuk njohin parimet e sportit. Kjo është dhe fytyra dhe imazhi i kësaj qeverie që ka rilindur injorancën," tha ai.