Muçi: Kullat në Tiranë, lavatriçe e pastrimit të parave. Drejtoria e Parandalimit "ha bar dhe para krimi"

Pedagogu, Redi Muçi, kandidat për këshilltar në bashkinë Tiranë nga Lëvizja Bashkë i ftuar në "Ora e Betit" ngriti shqetësimin e ndërtimeve në Tiranë.

Sipas tij problemi me kullat nuk qëndron vetëm te korrupsionit por edhe pastrimi i parave të krimit.

Muçi: Problemi i kullave nuk është vetëm korrupsioni. Është fakti se kullat janë aty për të parkuar paratë e krimit.Kullat janë për të pastruar paratë e krimit dhe drogës. Një person në vend që të mbajë këto para poshtë krevatit se në banka nuk i kalon dot atëherë blen 10-15 apartamente që nuk i fut kurrë në treg. Pastrimi i Parave ha bar dhe lekët e krimit. Pastrimi i parave po ndodh në shkallë të frikshme.  Sipas UNDP, 50% e shitblerjeve në 2021 është bërë me para të cilave nuk u dihet burimi. Janë lavatriçe e pastrimit të parave. Në 8 vjet janë zhdukur 526 mijë metër katrorë hapësirë e gjelbër brenda Unazës së Madhe. Janë shkatërruar 17 vila të vjetra për të ndërtuar pallate.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET