Dita e 19-të e protestës, Binaj: Zvërneci ishte pika që derdhi kupën, qeveria ka prekur nervin e shoqërisë

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë në studion e Ora News, duke deklaruar se skandali i fundit në Zvërnec dhe dështimet e njëpasnjëshme në shëndetësi e infrastrukturë kanë "prekur nervin" e një shoqërie të lodhur nga padrejtësitë.
Nga sheshi i protestës raportohet se shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë, e krahasuar metaforikisht me një dhëmb të kalbur, ku arroganca dhe paaftësia e qeverisë kanë prekur drejtpërdrejt nervin e qytetarëve.
Akuzat drejtohen drejt ekzekutivit që refuzon të mbajë përgjegjësi, duke bërë që revolta të mos i përkasë më vetëm një zone, por të përfshijë një sërë padrejtësish të shtrira nga veriu në jug.
Lista e ankesave qytetare është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë problematikat me zonat e mbrojtura si Thethi dhe Rrjolli, abuzimet me plazhet, infrastrukturën rrugore, pensionet dhe të ardhmen e fëmijëve. Megjithatë, një theks i veçantë Binaj e vuri mbi politikat e fundit shëndetësore. Protestuesit kanë kritikuan ashpër vendimin për të ofruar falas kurat hormonale për ndryshimin e gjinisë, duke e cilësuar atë si një absurditet në një kohë kur me mijëra të rinj, nëna dhe fëmijë përballen çdo ditë me mungesën e theksuar të ilaçeve jetike dhe trajtimeve bazë mjekësore nëpër spitale.
"Zvërneci ishte pika që derdhi atë kupën e popullit tonë e cila fatkeqësisht, siç e kam thënë dhe në herë të tjera, ne o e kemi kupën shumë të madhe dhe mezi mbushet, o e kemi të shpuar.
Dhe ka arritur në pikën fundore domethënë. Në qoftë se shoqëria do ishte një dhëmb, qeveria me gjithë arrogancën e saj, paaftësinë për të marrë përgjegjësi për të gjitha dështimet që ka bërë, ka prekur nervin e kësaj shoqërie. Ka prekur fundin si të thuash, krimbja.
Dhe ja ku jemi sot. Jo vetëm për Zvërnecin, por është edhe për mungesën e ilaçeve në mjekësi. Është edhe për shumë e shumë çështje dhe padrejtësi që i janë bërë qytetarëve nga veriu deri në jug.
Si për Thethin, për Rrjollin, për zonat e mbrojtura, për plazhet, për rrugët, për pensionet, për fëmijët, për këtë budallallëkun e fundit që është kush do të ndryshojë gjininë mund ta marri falas kurën hormonale, ndërkohë që ka pafund, pafund të rinj, të reja, vajza, fëmijë, nëna, që kanë nevoja për trajtime mjekësore, për ilaçe të vërteta, jo shkallime për ndryshime hormonale, që nuk i kanë këto gjëra", u shpreh Binaj.
Ndiqni intervistën e plotë:

