Deputetja bëhet “tym” nga kolegët e saj, Açka s'i mban dot nervat, thirrje Berishës: Doktor, mblidhi zagarët

Deputetja bëhet “tym” nga kolegët e saj, Açka

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është nxehur keq pasi u shfaq në Kuvend me pretendimet nga koleget e saj, "për të plotësuar kourumin e qeverisë" në seancën ku u votua projektbuxheti i vitit 2024.

Açka nuk është përmbajtur dhe në një postim të saj në rrjetet sociale shkruan: "Doktor, mblidhi zagarët", duke sqaruarse ajo shkoi në Kuvend për të votuar kundër projektbuxhetit me karton dhe jo në heshtje apo kinse.

“Doktor, mblidhi zagarët! Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deptete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton. 

Dhe këtë do ta bëj me bindje, edhe sikur të jem fare vetëm!”, shkruan Flutura Açka.

EMISIONET