Deputeti i PS-së, Nasufi: Rruga drejt BE-së kulmon bilancin e PS-së për 2024-ën

Deputeti i PS-së, Fadil Nasufi në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria është e barabartë me çdo shtet Evropian falë reformave.

Nasufi: Duke bërë një bilanc në këndvështrimin politik unë do të pohoja atë që është një e vërtetë e pakundërshtueshme, faktin që Shqipëria është shndërruar në një vend me një emër të lartësuar në arenën ndërkombëtare.

Falë reformave që ka kryer, falë qasjes me axhendën për tu aderuar në BE, ku gjithë shqiptarët ndihen krenar dhe të barabartë në çdo vend të Europës dhe s’kanë asnjë dozë inferioriteti.

Padyshim që ka edhe hapa konkretë në axhendën e përafrimit me BE, qoftë në kuadrin e plotësimit të detyrave me kapitujt dhe kemi faktin që është nënshkruar kapitulli i parë i aderimit dhe i bashkëpunimit me BE.

Pra kemi një risi që kulmon viti 2024 në këtë axhendë apo lloj bilanci politik.

Ndërkohë që politika pozitë-opozitë na ka bashkëshoqëruar në mënyrën tradicionale dhe permanente me konfliktin ku opozita nuk ka dhënë asnjë lloj konsensusi dhe nuk ka përshëndetur asnjë lloj arritjeje të Shqipërisë në gjithë këto rrugët e Reformës.

EMISIONET