I dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Durrës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

I dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në

Gjykata e Lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për të rrëzuar rekursin e bërë ng pronari i kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj.

Ai u shpall fajtorë për trafikimin e sasisë më të madhe të drogë të kapur ndonjëherë nga Kolumbia në vendin tonë, plot 613 kilogramë kokainë. Droga tranportohej nga Kolumbia në Durrës dhe fshihet në magazinën e "Arbri Garden".

Çekaj u dënua me 21 vite burg por për shakë të gjykimit të shkurtuar atij iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyej 14 vite burg.

Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

EMISIONET