Debatet për TIMS-in, Salianji ironizon deputetin e PS: Gjeneral, nëse do të ishim në luftë do ta humbnim atë me këto që the
Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe ironi midis drejtuesit të komisionit deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe kolegut të tij të PS, Bardhyll Kollçaku.
Pjesë nga diskutimet:
Kollçaku: Kërkojmë që të gjitha materialet të na dërgohen në grup pasi ka nevojë të studiohen dhe të dalim me propozimet tona. Ndoshta ekspertët juridikë do të na e thonë se si mundet që neve trupin diplomatik ta thërrasim ose t’i kërkojmë llogari. Mbase është miratuar ndonjë ligj.
Salianji: Do reflektojmë gjeneral dhe do të respektojmë edhe gradat. Me këto që the gjeneral, po të ishim në luftë do ta kishim humbur luftën.