Boçi: Kryeministri duhet të ishte prezent, e kërkojmë prej dy javësh për pyetje

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot në Kuvend se kanë kërkuar një senacë pyetjesh me Edi Ramën që prej dy javësh, gjë që nuk po ndodh.

"Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit.

Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent ose përfaqësues ligjor. Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë.

Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren?

Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA," tha ai.

EMISIONET