Berisha: Në 2013 kishim rrogat më të larta në Ballkan, sot kemi rrogën më të ulët në Evropë
Nga Mati ku prezantoi kandidatin e Primareve, Sali Berisha u shpreh se Në 8 vite si në asnjë vend tjetër në planetit, si në asnjë vend në çfarëdolloj lufte nga Shqipëria janë larguar 34% e popullatës.
Ai tha se në vitin 2008 vendin ynë ka të dalë më i paguar se kombet tjera të rajonit lidhur me pagat, duke shtuar se sot kemi rrogat më të ultas.
Berisha: Ishte një arritje historike për kombin i cili ç’është e vërteta, dekada dhe shekuj ishte rropatur në varfëri, por arriti një ditë, arriti një vit, në vitin 2008 të dalë më i paguar se kombet tjera të rajonit. Të lejë mbrapa për rroga dhe pensione të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe dy vende të BE-së, Rumaninë e Bullgarinë. Kjo falë mundit, djersës së shqiptarëve, pasurisë së këtij vendi, por edhe vullnetit të pandryshueshëm të PD-së që ti shndërrojë ato pasuri në mirësi për qytetarët shqiptarë, që të bëjë gjithçka që jeta e tyre të vijë në përmirësim.
Ku jemi katandisur sot? Sot kemi me rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-50 % më të ulëta se në Kosovë. Sot çdo pensionist ka një pension me fuqi blerëse, të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Sot çdo rrogëtar, ka një rrogë me fuqi blerëse të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve.