Balliu: Raporti i DASH-it dëshmi e mungesës së koherencës nga përfaqësuesit e Uashingtonit në Shqipëri
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar ashpër lidhur me raportin shqetësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili denoncoi dje kapjen e pushteteve nga mazhoranca socialiste.
Balliu në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale thotë se me raportin e tij DASH-i konfirmoi jo vetëm akuzat e opozitës ndaj qeverisë, por dhe mungesën e koherencës të linjës zyrtare të Uashingtonit me përfaqësuesit e Uashingtonit në Shqipëri.
“DASH konfirmoi jo vetëm akuzat e opozitës ndaj qeverisë por dhe mungesën e koherencës të linjës zyrtare të Uashingtonit me përfaqësuesit e Uashingtonit në Shqipëri.
Ndërkohë që DASH ja numëron një e nga një të gjitha denoncimet e opozitës qeverisë dhe flet për një mungesë totale të ligjit dhe drejtësisë përfaqësuesit e Uashingtonit festojnë drejtësinë e suksesshme imagjinare që prodhuan vetë.
Është një hap përpara, është një moment i mirë, sepse që të zgjidhesh një problem hapi parë është evidentimi, i dyti është publikimi dhe në fund është ndëshkimi.
Hapi i dytë sapo u përmbyll, ka mbetur hapi i fundit të cilin do të duhet ta bëjmë bashkarisht. Bashkë fitojmë”, thotë Klevis Balliu.