Raporti i DASH-it "ndez gjakrat" te "Siguria"/ Salianji: Kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë. S’ju trondit asgjë veç Ramës

Raporti i DASH mbi kapjen e gjyqësorit, medias dhe nivelin e lartë të korrupsionit është bërë shkak për debatet në parlament. Ervin Salianji e ka cilësuar çështjen alarmante, duke sjellë në vëmendje dhe hetimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal. Por për ministren Spiropali është drejtësia amerikane ajo që do të flasë.

Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit e medias dhe korrupsioni, ishin problemet kryesore të Shqipërisë përgjatë vitit 2022 sipas Raportit të DASH për të drejtat e njeriut. Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, ndërsa në proceset zgjedhore thekson avantazhet e partisë në pushtet dhe fenomenin e blerjes së votave.

Dhe pikërisht ky raport tejet shqetësues për vendin tonë ishte temë e debateve të radhës mes opoziytës dhe mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji sugjeroi që pjesë e rendit të ditës të ishte raporti i DASH-it që evidenton disa problematika të kësaj maxhorance, që siç thoshte raporti i DASH-it synon t’i mbyllë zërin medias.

Pavarësisht replikave, Komisioni votoi për projektligjin për të cilin ishte parashikuar mbledhja, atë për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai.

DEBATET NË KOMISIONIN E SIGURISË

Ervin Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit ë kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…

Nasip Naço: Po hajde tani…

Ervin Salianji: Korrupsioni endemik ka bërë që sot mos të kemi shtet, por një autokrat. Pse shqetësoheni nga kjo?

Nasip Naço: Unë shqetësohem për rendin e ditës.

Ervin Salianji: S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ça rend dite tjetër do flasim?! Do merremi me procesverbalet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASH për t’i mbyllur zërin medias, kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë politikë. Për Fushë-Krujën kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drejtorin e Policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalitet. Por s’vijnë se kanë frikë. Edhe kjo që thatë ju certifikon atë që thotë DASH; s’ka institucione të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushtet të pavarur s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë.

Nasip Naço: Me fjalën tënde i ke ngritur të gjitha zemrat peshë…

Ervin Salianji: Përfaqësuesja e ministrisë vjen dhe qesh këtu sikur ka ardhur në plazh. Në vend që të jeni serioz bëni nga këto insinuata këtu. S’e merrni dot fjalën dhe s’bëni dot zhurmuesin.

Nasip Naço: Një sekondë, se të kam ndërprerë fjalën.

Ervin Salianji: Këtë po themi ne, s’ka fjalë të lirë. Pse shqetësoheni nga DASH? A mund të bashkoheni ju me këtë shqetësim? A ka mundësi që të diskutojmë për këtë raport?!

Nasip Naço: Po të lexoj rregulloren.

Ervin Salianji: Degët e qeverisë janë të korruptuara. Ça doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalitetit në e vend. S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacion mbi ato kamerat si Big Brother në gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime.

Nasip Naço: Faleminderit!

Ervin Salianji: Po ça faleminderit?! Vetëm Rama ju trondit juve. S’ju trondit raporti i DASH.

Nasip Naço: Aman se DASH ka thënë edhe gjëra më të rënda.

Ervin Salianji: I ka ikur zëri se s’ka institucione. Si jep dot zë padrejtësisë.

ervin salianji salianji dash komisioni i sigurisë

EMISIONET