Ahmetaj me 3 akuza, Qyno shpjegon nëse do të kërkohet autorizim nga Kuvendi për kontroll banese
Ish-ministri i Financave dhe ish zv. kryeministri, Arben Ahmetaj është tashmë nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion e pastrim parash lidhur edhe me aferën incineratorëve.
Duket se SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish-Bllok, por jo vilën në Palasë.
Gazetari Elton Qyno bën me dije se nuk ka një komunikim të akuzës apo marrjes të pandehur të Ahmetajt, por ligjërisht nënkuptohet se këto 3 vepra do të hetohet.
Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim i tij atëherë nuk do të kërkohet një autorizim nga Kuvendi për prangosjen e tij.
Qyno: Autorizimi merret vetëm për kontroll banesë ose kur kemi të bëjmë me arrestim. Ndërsa vënia nën hetim nuk kërkon një autorizim të tillë.


