DASH “nxin” Shqipërinë, Noka: Yuri Kim të sqarojë shqiptarët përse e ka mbyllur gojën për korrupsionin

DASH “nxin” Shqipërinë, Noka: Yuri Kim të

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaron se me raportin e djeshëm, Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal!

Nga ana tjetër, Noka vëren se ndërsa DASH-i flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ambasadorja Yuri Kim hesht.

“Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal!

Korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore të trajtuara në raport.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në këtë raport, duke konfirmuar akuzat e opozitës.

Raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërsa ambasadorja Kim hesht. E keni dëgjuar ambasadoren Kim të thotë një gjysmë fjale për korrupsionin e Ramës dhe Veliajt?

Yuri Kim sillet si një shefe e propagandës për Rilindjen dhe ka bërë gjithçka për të promovuar politikisht anëtarët e qeverisë, kryebashkiakun Veliaj dhe KM Rama.

Yuri Kim ka mbyllur gojën për korrupsionin dhe duhet të sqarojë shqiptarët përse”, shprehet deputeti Flamur Noka.

flamur noka yuri kim dash

EMISIONET