Asambleja e PS, Rama: Shkodrën e kemi prioritet kryesor, kemi dhe një projekt për kalanë e Rozafës

“Shkodra do të jetë prioritet”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Shkodër ndërsa u ndal te projektet që po zbatohen dhe që do të implementohen në vijim.

“Unë nuk besoj se Shkodranët në të vërtetë besuan por pas shumë kohësh kuptuan  se ishte budallik i madh të vazhdonin t’i binin fyellit në një vrimë dhe të prisnin një muzikë tjetër dhe në njëfarë mënyre nga kjo përfituam ne por s’ka rëndësi.

Ky ndryshim ka filluar. E them tani që votat i kemi marrë sepse Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit e patrajtuar ende.

Ndërkohë që nyjet e tjera strategjike kanë ende shumë punë për tu kthyer në motorë zhvillimi që punojnë me të gjithë energjinë e tyre”.

Kryeministri tha se Shkodra është një qytet i marrë peng, ndërsa tha se do të jetë prioritet për investime.

Prandaj Shkodrën e kemi prioritet kryesor dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor.

Kemi nisur projektin që kur e nxorrëm para zgjedhjeve thanë s’do bëhet, Projekti i hyrjes së Shkodrës po bëhet është kantier. Është faza e parë.

Shkodra më në fund do ketë një hyrje se në Shkodër hyhet si fshehurazi. Ashtu hyhej dhe dikur në Vlorë. S’kishte hyrje, edhe Shkodra s’ka hyrje, hyhet por është si shteg. Shkodra një qytet i marrë peng me lakun në fyt, do tja heqim lakun.

Kemi dhe një tjetër projekt për kalanë e Rozafës, që do ta bëjmë edhe më të disponueshëm për aktivitete që zhvillohen aty.

Pastaj jemi duke punuar për një projekt tjetër për fabrikën e telave për ta kthyer atë zonë të degraduar në një destinacion për të rinjtë dhe për të gjitha moshat me terrene sportive me aktivitet sportiv kryesisht por jo vetëm.

Ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tashmë është  bërë gati.

Jam i kënaqur që do kem dhe unë dorë në heqjen e atij tregu të tmerrshëm pas stadiumit. Pika e kthesës në çdo qytet është kur heq këto tregjet që rrinë aty si me të thënë se këtu harroje se ndryshon kjo punë...

Do hiqet tregu por nuk do lihen pa asnjë mundësi ata që janë aty. Është investim shumë i madh që prek një aks të tërë që lidh zonën e poshtë të stadiumit me pjesën qëndrore që ia vlen dhe do e bëjmë. Projekt që do e programojmë për vitin e ardhshëm. Do bëhet një qendër e re e Shkodrës”.

 

EMISIONET